Prokuroria: Burg përjetë për 2 vrasësit e anglezit
Lezhë-Vranë shtetasin anglez Eduard Krejton dhe rrezikojnë të mbeten në burg përjetë. Në seancën e sotme gjyqësore, Prokurori i çëshjtjes, Arben Agolli ka bërë prezent pretencën për dy shtetasit që grabitën, vranë dhe fshehën viktimë, në Shëngjin të Lezhës.
Dy të pandehurit Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj akuzohen për vrasjen e anglezit Eduart Krejton në Shëngjin të Lezhës, ngjarje e ndodhur me 2 shkurt të këtij viti.
Prokurori i çështjes Arben Agolli ka paraqitur fakte nga hetimet dhe përgjigjet e kryera ndaj 2 të akuzuarve, të cilët rezultojnë të jenë së bashku të inkriminuar, duke deklaruar se Mario Pjetrushaj dhe Arlind Vukaj janë bashkautorë të grabitjes me pasojë vdekjen e shtetasit Eduart Krejton.
Duke iu referuar fakteve të paraqitura dhe provave të mbledhura, prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për 2 akuza, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe fshehjes së provave. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më date 10 nëntor. Pas përfundimit të senacës familjarët e anglezit të vrarë kanë reaguar ndaj shtyrjes së vendimit me pretendimin se mbrojtja ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur.