E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi 17-vjeçarin, arrestohet autori

Durrës- Dje rreth orës 08.30 aksidentoi rëndë të riun që po ecte me motorçikletë por sot ka rënë në prangat e policisë. Mentor Çërkezi, u arrestua pasi është personi që aksidentoi 17-vjeçarin në segmentin rrugor Fermë Sukth-Lagja “Qender”.

Sipas policisë 25-vjeçari, Çerkezi, lindur në Has dhe banues në Bashkinë Sukth  u vu në pranga pasi më datë 29 tetor teksa po udhëtonte me mjetin e tij, fugon Benz me targa TR 0499 M, ka aksidentuar rëndë shtetasin M.P. i cili udhetonte me motocikletë tip Honda pa targa.

I dëmtuari ndodhet nën trajtimin mjekësor të  mjekëve të spitalit të Durresit. Ndërsa nga të dhënat e para hetimore rezulton se aksidneti ndodhi si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Materiali hetimor në ngarkim të shtetasit Mentor Çërkezi i kaloi Prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›