Banda e Durrësit, gjyqi kthehet në sherr
TIRANE - Kthehet në debat të ashpër midis Prokurorisë e gjykatës, seanca e radhës e procesit në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të Bandës së Durrësit.
Fillimisht kryesuesi i trupit gjykues u përfshi në debat me njërin prej prokurorëve të çështjes, i cili pretendoi se mungesa e njërit prej avokatëve nuk ishte vizita mjekësore jashtë shtetit, siç kishte pretenduar mbrojtësi, por arsyeja për të shkelur një vizë amerikane. Gjykata i tërhoqi vërejtje prokurorit që të mos jepte shpjegime për çfarë nuk pyetej. Pas kësaj i detyruar nga mungesa e avokatit të njërit prej të pandehurve trupi gjykues caktoi avokat kryesisht për të, ndërsa vendosi shtyrjen e seancës për gjashtë ditë më vonë. Në këtë moment avokati Petraq Semani, mbrojtësi i të akuzuarit Indrit Dokle pretendoi se, nuk duhej të ndryshohej ora e zhvillimit të seancës pasi ai e kishte të pamundur të ndiqte këtë proces. Debati u zhvillua me tone të ashpra, pas të cilit gjykatësi i kërkoi avokatit të mos ngrinte zërin, ndërsa ai reagoi se do e ngrinte zërin për aq kohë sa gjykata merrte vendime të pafavorshme për mbrojtjen. fa.ma