Elbasan, dy të vetëvrarë
ELBASAN - Dy persona i dhanë fund jetës brenda harkut kohor të një ore në qarkun e Elbasanit. Një 23-vjeçare dhe një 49-vjeçar janë viktimat e fundit të vetëflijimeve.
Burime të policisë bënë të ditur se rreth orës 19:00 të së mërkurës u gjet e pajetë nga familjarët e saj Genta Çela, banore në Belsh. Ajo ishte varur në tualetin e shtëpisë, por megjithë dërgimin e shpejtë në spital, mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Sipas policisë dyshohet se një sherr me të shoqin apo familjarët e tjerë mund të ketë provokuar depresionin e më pas vendimin final të së resë. Ata janë marrë në pyetje, por kanë pohuar se nuk kanë pasur ndonjë grindje dhe në momentet e fundit nuk u kishte rënë në sy ndonjë shqetësim i së resë që të mund të parandalonin vetëvrasjen. Vetëm një orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, një tjetër vetëvarje u shënua, këtë herë në fshatin Joronisht të Komunës së Zavalinës. Jakov Kushta, 49 vjeç me banim në fshatin Gjergjan të rrethit të Elbasanit është gjetur i vetëvarur në korridorin e banesës së prindërve të tij, ku kishte shkuar për vizitë. Mësohet se ai prej kohësh kishte shfaqur probleme për shkak të gjendjes së dobët financiare. Ai është çmallur me prindërit dhe sapo ata kanë shkuar për të fjetur ka ndërmarrë aktin ekstrem. a.k