Laç, vetëhidhet nga pallati
LAÇ - Hidhet nga kati i tretë dhe gjen vdekjen babai i tre fëmijëve.
Afrim Rama, 62 vjeç ishte ngjitur në një pallat në ndërtim e sipër në qytetin e Laçit për të kryer aktin ekstrem. Dëshmitarë okularë treguan se ishte ora 09:30 e ditës së djeshme, kur kanë parë trupin e burrit të binte mbi trotuar. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë transportimin e Ramës në spitalin e qytetit, në gjendje kritike për jetën. Për shkak të dëmtimeve të shumta ai ka ndërruar jetë në urgjencë. Burime zyrtare të policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se, u morën në pyetje dëshmitarët e ngjarjes dhe familjarët e viktimës për të zbardhur motivet që e shtynë drejt vetëflijimit. Ata kanë rrëfyer se prej vitesh Rama vuante nga depresioni nervor, prej të cilit mjekohej. Nisur nga këto dëshmi policia ka konkluduar në një vetëvrasje në kushtet e depresionit të rëndë. r.n