Vetëvaret shoferi i Mbrojtjes
Var veten shoferi i Ministrisë së Mbro-jtjes. Luan Xhaxho, 53 vjeç dyshohet se e ka ndërmarrë vendimin ekstrem për shkak të divorcit që kishte në proces me bashkëshorten.
TIRANE / DASHAMIR BIÇAKU
Në fund të kësaj jave, sipas burimeve pritej të hapej në gjykatë edhe procesi i divorcit ndërmjet tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në banesën e viktimës në rrugën "Sulejman Pasha". Gruaja e 53-vjeçarit e ka gjetur të shoqin në korridor varur me një fill lini. Ajo ka lajmëruar familjarët e tjerë, me qëllim dhënien e ndihmës së shpejtë për ta shpëtuar nga vdekja, por nuk kanë mundur. Mjekët e urgjencës u kanë dhënë lajmin e rëndë se ai kishte ndërruar jetë kohë më parë. Viktima Xhaxho ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, shofer i drejtorit të Planifikimit Ushtarak, Thimi Hudhra. Policia ka mbërritur në banesën e viktimës për të mësuar shkakun dhe rrethanat e ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore, grupi i ekspertëve ka konkluduar se bëhej fjalë për një vetëvrasje, nisur nga vendi, mjeti i përdorur dhe rrethana të tjera të ngjarjes. Litari, si dhe disa sende personale të 53-vjeçarit Xhaxho janë administruar nga oficerët e policisë si prova, ndërsa ekspertët kanë kryer edhe fotografimin e vendit të ngjarjes dhe trupin e viktimës. Pas këtyre veprimeve, trupi i shoferit të Ministrisë së Mbrojtjes është përcjellë në morgun e Tiranës, ku ekspertët mjeko-ligjorë, nëpërmjet autopsisë kanë përcaktuar shkakun e vdekjes. Sipas tyre, Xhaxho ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë mekanike nëpërmjet shtrëngimit të një litari në grykë. Raporti mbi autopsinë, si dhe ekspertiza në vendngjarje u janë bashkuar në një dosje deklarimeve të dëshmitarëve. Këta të fundit, i kanë pohuar policisë se Luani, javët e fundit kishte qenë në gjendje të rënë morale, psikologjike. Nga të afërmit dhe pjesëtarët e familjes, policia ka mësuar se prej dy muajsh, marrëdhëniet e çiftit, me dy vajza, ishin përkeqësuar. Kjo gjendje ka bërë që rreth dy javë më parë, bashkëshortja e Xhaxhos të depozitojë në Gjykatën e Tiranës një padi civile për t'u divorcuar me të shoqin. Sipas saj, për shkaqe xhelozie çifti ishte grindur shpesh, duke gjetur si zgjidhje divorcin. Pritej që në Gjykatën e Tiranës, të niste edhe seanca e parë e procesit këtë fundjavë, përpara mbylljes së kësaj gjykate për pushimet e verës.