“Krizën mund ta mundë vetëm një ekonomist, jo një mjek apo piktor”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur qytetin e Durrësit për të hapur fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 28 Qershorit. Qindra qytetarëve të mbledhur në Pallatin e Sportit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shprehu bindjen për fitoren e 28 Qershorit. Në këtë takim merrte pjesë edhe kryetarja e Bashkisë së Shijakut, Afërdita Alite, e cila është larguar nga PS për t u bashkuar me LSI-në. Ndërkaq, kandidatët e LSI në Durrës, Lefter Koka dhe Artur Zheji, shprehën besimin dhe sigurinë e tyre në fitoren e LSI në Durrës, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Meta në fjalën e tij pohoi se Shqipëria sot është në krizë dhe shkaku i vetëm i saj është kriza e lidershipit politik dhe qeverisës. Sipas Metës, Kryeministri ynë jeton larg realitetit. “Kujdesi i “qeverisë së shërbesave” për qytetarët është minimal e jashtë çdo standardi. Kryeministri mjek e ka kthyer shëndetësinë në të sëmurën e madhe. Dhe tani, i dështur plotësisht pas katër vitesh, premton se do të angazhojë një kompani gjermane për të bërë reformën. Ai nuk di si të përballet me kostot dhe efektet e reformës. Dhe këtë barrë të rëndë ia ka ngarkuar qytetarit të thjeshtë dhe të papunë që ndodhet kudo, në çdo cep të Shqipërisë”, - tha ai. Meta shtoi se Shqipëria ka nevojë për një lidership dhe qeverisje të re, ka nevojë për eksperiencë dhe për veprim. Problemin më të madh për shqiptarët Meta përmendi papunësinë, ndërsa pohoi se kriza ka përfshirë ekonominë, por nuk ka kursyer as bujqësinë e nivelin e përgjithshëm të jetesës. Duke ironizuar me premtimet e kreut të Qeverisë, Meta tha se nuk mundet të jetë kjo rinia në epokën dixhitale apo në epokën e internetit, të cilën Berisha e premtoi 4 vjet më parë.
Prandaj, sipas tij, LSI do të veprojë që t u kthejë shtetin shqiptarëve. Meta theksoi se rinia është aseti më i vyer i kombit tonë për të cilën qeveria aktuale nuk ka asnjë plan. Më tej, duke shpalosur programin qeverisës, ai pohoi se LSI, pasi të vijë në pushtet, fillimisht do të ulë taksat dhe tatimet për produktet bazë, do të heqë TVSH-në në sektorin e arsimit dhe në shëndetësi dhe do të investojë për turizmin. Meta, duke kujtuar vitin 1999, kur u bë Kryeministër, tha se arriti të stabilizonte vendin, sepse është një ekonomist i mirë. “Nëse jeni sëmurë kërkoni një doktor, nëse ju duhet një pikturë e bukur kërkoni një piktor, por nëse jeni në krize, kërkoni një ekonomist”, - tha kreu i LSI-së, duke treguar në këtë mënyrë se vendi nuk ka nevojë për një Kryeministër si Berisha apo Rama, por si Ilir Meta. “Veprimi im është fjala ime dhe fjala ime do të jetë gjithmonë veprimi im. Unë e di që ne mund të përmirësojmë ekonominë. Ne do të krijojmë më shumë vende pune dhe më shumë shanse për rininë. Ne do ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit.
Ne do të veprojmë. E ardhmja më 29 qershor do të jetë në duart tona”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 29/05/2009