Meta i dorëzon Luan Ramës teserën e LSI-së
Luan Rama ka marrë dje teserën e LSI-së. Ish-ministri socialist i Mbrojtjes e më pas i Rendit dhe anëtar i kryesisë, i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Aristir Lumezi
Ishte vetë kreu i saj, Ilir Meta, i cili i ka dorëzuar teserën njërit prej socialistëve të vitit 1991. Kreu i LSI-së duke folur me këtë rast në një konferencë për shtyp, trajtoi të gjithë situatën politike të krijuar pas 21 prillit, ku votat e socialistëve u bashkuan me ato të maxhorancës qeverisëse për të ndryshuar Kushtetutën. Meta u shpreh se ky bashkëpunim i lidershipit të PS me PD ka zhgënjyer shumë socialistë. "Besoj se në këto momente, kur për fat të keq po vuajmë pasojat e kapjes së një pjese të lidershipit të PS-së nga ana e Berishës, ka reflektuar qartë në ndryshimin pa kushte të Kushtetutës në natën e 21 prillit, që i dha këtë pushtet të pakontrolluar dhe të papërmbajtur Berishës, dhe që po e përdor tani për të dhunuar të gjithë institucionet e tjera, unë jam i bindur jo vetëm po bashkohen gjithnjë edhe më shumë forca politike të opozitës, faktorët politikë, përfaqësues të shoqërisë civile, por njëkohësisht unë jam i bindur se ky është një proces që ecën edhe në harmoni të plotë në reflektimin e të gjithë socialistëve të vërtetë që ndihen të tradhtuar nga lidershipi i tyre", tha Meta. Kreu i LSI-së tha se, "çmoj si një ngjarje të veçantë të cilën e pres me kënaqësinë jo vetëm unë, por jam i bindur të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së, sidomos për të gjithë ata që e njohin z. Rama që prej fillimeve të angazhimit të tij në politik. Z. Rama është anëtari më i ri themelues i Partisë Socialiste në qershor të 1991".