Banda e Durrësit, mbrojtja kërkon kohë për t’u njohur me aktet e Prokurorisë
Seanca e radhës, Gjykata pranoi si të drejtë kërkesën e avokatëve. Në sallën e gjyqit, të pranishëm pjesa më e madhe e të pandehurve
TIRANË - Përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të pandehurve të Bandës së Durrësit i kërkuan dje kohë Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me aktet procedurale të organit të akuzës. Kërkesa është bërë nga avokatët që janë caktuar kryesisht nga Gjykata për të realizuar mbrojtjen e disa të pandehurve të procesit në fjalë. Në këto kushte, Gjykata i dha kohën e nevojshme mbrojtjes për të vijuar me seancën e radhës javën e ardhshme. Në sallën e Gjykatës ishin të pranishëm pjesa më e madhe e të pandehurve të bandës së Durrësit, mes të cilëve edhe i akuzuari si drejtues i saj, Lulzim Berisha.
Avokatët kryesisht
Rreth një muaj më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që Banda e Durrësit të mbrohej nga avokatët kryesisht, që do të paguheshin nga shteti. Shkak për këtë u bë sjellja e avokatëve të 17 të pandehurve. Gjykata e Krimeve të Rënda iu drejtua për këtë me një shkresë zyrtare ministrit të Drejtësisë. Kësaj here, ankesa nuk ka qenë për masë disiplinore, por për zëvendësimin e tyre me avokatë të tjerë që duhet të kenë përgjegjësinë e korrektësisë. Gjyqtarët kishin vënë re mungesën e herëpashershme të avokatëve që janë zgjedhur nga të pandehurit për t’i mbrojtur në sallën e gjyqit. Dosja e bujshme mbi Bandën e Durrësit ka mbërritur prej disa muajsh në Gjykatën e Krimeve të Rënda, mirëpo zhvillimi normal i procesit gjyqësor nuk është mundur të realizohet. Kolegji Penal ka fajësuar avokatët për këtë gjendje të krijuar duke kërkuar zëvendësimin e tyre. Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, vendosi që Banda e Durrësit të mbrohej me avokatë kryesisht.
Dosja
Të pandehurit si anëtarë të kësaj bande akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, si vrasje të ndodhura vite më parë në qytetin bregdetar. Shumë prej tyre janë arrestuar këto tre vitet e fundit në operacione të organizuara nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila realizoi hetimet për çështjen. Të akuzuarit e kësaj dosjeje janë Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan Coli, Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas Prokurorisë, nga viti 1998 deri në vitin 2002, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Endrit Dokle, Bujar Gashi dhe Klodian Saliu, Ilir Xhunga, Arben Paja, që janë vrarë kohë më parë, kanë qenë anëtarë të një organizate të vetme kriminale. Më pas mes drejtuesve të kësaj organizate ka pasur konflikte si pasojë e mosmarrëveshjeve në lidhje me kontrollin e trafikut të drogës dhe kontrollin e pasurive të vëna nga këto trafiqe duke çuar në ndarjen e tyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzën për anëtarët e bandës së Durrësit për një sërë vrasjesh.
14 Nentor 2008