Sistemimi i vijës bregdetare të Jugut, Ministria e Punëve Publike përcakton kriteret
Cilat do të jenë zonat e ndërtimit në bregdetin e Jugut. Bashkë me to, edhe 6 kategoritë e përdorimit të tokës
Ervin Koçi
Plani rregullues për zonat turistike në bregdet përcakton qartë vendet dhe llojet e tokave në të cilat do të mund të ndërtohen dhe ngrihen komplekset turistike dhe të gjitha llojet e strukturave të tjera të shërbimit. Në fokus të qevrisë është zona turistike e bregdetit të Jugut të Shqipërisë, e cila parashikohet të jetë një nga pikat më të rëndësishme dhe më atraktive për zhvillimin e turizmit. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u shpreh dje në Kuvend se plani për vijën bregdetare të Jugut përcakton qartë kriteret dhe standardet për zhvillimin e kësaj zone. "Zhvillimi i vijës bregdetare të Jugut është i financuar dhe i monitoruar nga Banka Botërore", - deklaroi ministri Olldashi, duke shtuar njëkohësisht se, "ky është i vetmi model plani që përcakton kriteret për zonat ku nuk mund të ndërtohet për arsye se ajo zonë mund të jetë zonë arkeologjike, për shkak të pjerrësisë, për arsye se është zonë pyjore apo për shkak të përbërjes gjeologjike". Kreu i MPPTT-së tha se këto kritere të vendosura tregojnë se ku mund të zhvillohet bregu jugor i vendit. "Mbi këto zona, që ky plan i përcakton, do të jenë njësitë vendore, komunat dhe bashkitë në të gjithë zonën bregdetare të Jonit që do të hartojnë planin e zhvillimit konkret", - vijoi Olldashi. Sipas tij: “Ajo që ne kemi përcaktuar janë vetëm kriteret, gjurmët, ndërsa mënyrën, katet dhe formën do ta përcaktojnë njësitë e qeverisjes vendore duke filluar nga Bashkia e Himarës deri te Komuna e Lukovës".
Vendimi
Në udhëzimin e përgatitur enkas nga qeveria dhe të miratuar edhe në KRRTRSH, përcaktohen gjashtë lloje zonash për ngritjen e hoteleve dhe të pikave të ndryshme të pushimit (resortet turistike). Sipas udhëzimit të qeverisë, “për zhvillimin dhe ndërtimin e këtyre objekteve duhet leja e zhvillimit të integruar të zonës”. Më tej, në udhëzimin e qeverisë për këto zona thuhet: “Lloji i parë i hoteleve dhe pikave të pushimit përfshin zona vetëm më të mëdha se 5 hektarë brenda sipërfaqeve të zonuara (caktuara) si ‘zona të zhvillimit potencial’. Kjo kategori duhet përshtatur si një element proaktiv në strategjitë e planifikimit vendor dhe planet vendore duhet të zonojnë hapësira të përshtatshme dhe të mjaftueshme për këtë përdorim. Zonat e caktuara mund të menaxhohen nga një agjenci e vetme zhvillimi me anë të një qiradhënie afatgjatë”. Dokumentet udhëzuese në formën e një përmbledhjeje sqaruese të zhvillimit, që përmbajnë rregullore specifike të zonës dhe modeli i zhvillimit duhen përgatitur dhe nxjerrë nga institucioni përgjegjës i planifikimit vendor brenda tre muajve të aplikimit për një skicë nga një zhvillues potencial.
Llojet e tokave turistike
Tokat turistike, në bazë të udhëzimit të qeverisë, do të ndahen në 6 lloje bazë, të përcaktuara në ligj, ku në “llojin 1” futet bregdeti. Tokat turistike të “llojit 2” janë “enklava” të zhvillimit të trojeve dhe shërbimeve të hoteleve të planifikuara dhe të menaxhuara më të mëdha se 5 hektarë, brenda hapësirës së zonuar si “zona të zhvillimit potencial”. Për “llojin 3” përcaktohet se këto janë zhvillime shumëkatëshe, të ndërtuara në një hapësirë më të vogël se 5 hektarë, por që të gjitha ndërtesat nuk lejohen të kenë lartësinë më të madhe se 6 kate. Për hotelet dhe pikat e pushimit të ngritura në tokat e “llojit 4” përcaktohet se këto janë vila ose shtëpi të ndërtuara me stil të tipit “zviceran”, me një bërthamë shërbimesh ndihmëse. Të gjitha ndërtesat nuk kalojnë lartësinë mbi 3 kate. Ndërsa hotelet dhe pikat e pushimit që do të ngrihen në tokat e “llojit 5” përfshijnë hotele familjare dhe akomodime të llojit “hotel e mëngjes” ose “pushim në shtëpi”. Në tokat e ndërtimit të “llojit 6” futen pikat e kampingut (fusha për ngritje kampesh), me tenda dhe me furgon karevan (kamionçina rulote). Sipas udhëzimit, kjo është klasifikuar si “zonim aksesor” në shtim të zonimit parësor të zbatuar në zonën në fjalë. Të gjitha këto zhvillime janë subjekt i kontrolleve dhe udhëzimeve të veçanta të zhvillimit që do të përgatiten nga autoriteti i planifikimit vendor.
Zona të caktuara
Në termin “zona të caktuara”, udhëzimi i qeverisë parashikon ato toka tregtaro-turistike ku do të kryhet përdorimi i tokës jo për qëllime banimi (rezidenciale) në zonat e caktuara për turizëm ose të shoqëruara me ato. Ato mund të lejohen ngjitur ose pranë zonave të caktuara për turizëm si hapësira shtesë të zonuara, aty ku është e nevojshme. Sipas ekspertëve, “kjo kategori përfshin baret, restorantet, biznesin me pakicë të bazuar te turizmi, që është i lidhur me zhvillimin e tij, por nuk është pjesë e funksionimit të një hoteli apo pike të pushimit, si dhe shërbime të tjera”. Këto kategori të përdorimit të tokës zbatohen ndaj zonave të zhvillimit potencial sipas përcaktimit të bërë nga procesi i planifikimit në shkallë qarku. Zonat e zhvillimit potencial janë ato zona, të cilat mbeten pa një përjashtim apo kufizim zhvillimi, pasi janë identifikuar zonat e përjashtimit dhe të rezervave.
Planifikimi i territorit nuk lejon betonizimin e bregdetit
Rregulloret janë të nevojshme për të siguruar që vlera ekonomike e peizazhit të jetë plotësisht e njohur dhe e integruar si duhet në procesin e planifikimit kombëtar. Zhvillimi i pakontrolluar do të dëmtonte seriozisht cilësitë e peizazhit të rajonit. Betoni dhe boja do të zëvendësonin tokën, pemët dhe bimët dhe potenciali ekonomik, i bazuar në një industri turizmi të suksesshme, do të humbasë. Kjo përfshin autoritete kombëtare dhe vendore përgjegjëse për promovimin ose koordinimin e zhvillimit. Gjithashtu përfshin edhe pronarët individualë, bizneset dhe sipërmarrësit e turizmit.
14 Nentor 2008