E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, procesi sërish peng i avokatëve



Seanca e 63-të ndaj bandës së Durrësit u shty dhe shkak janë bërë sërish avokatët mbrojtës. Trupi gjykues i Gjykatës së Krimeve të Rënda shtyu seancën për të pandehurin kryesor të bandës, Lul Berisha, si dhe për anëtarët e saj, pasi mungonte avokati i njërit prej të pandehurve. Avokatët Edvin Hoxhosmani dhe Klojda Dashi kanë bërë me dije se janë në një tjetër gjykim dhe nuk mund të ishin pjesëmarrës në gjykimin e klientëve të tyre që do të zhvillohej gjatë ditës së djeshme. Kryegjyqtari i çështjes e pa të arsyeshme që të shtyjë seancën. Gjyqi ndaj bandës së Durrësit ngjan me një maratonë seancash që vetëm shtyhen. Duket se gjyqi po shkon drejt dështimit pasi 80% e seancave janë shtyrë. Ndërkohë i penduari Adriatik Coli që paraqitet në çdo seancë në cilësinë e dëshmitarit nuk ka mundur të rrëfejë ndaj të pandehurve për shkak të seancave që nuk zhvillohen.

20 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›