Meta marrëveshje me Kompaninë “Greenberg” për fushatën e LSI-së dhe për mbrojtjen e zgjedhjeve
Kompania “GreenBerg”: Zgjodhëm Metën sepse
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar marrëveshjen me kompaninë amerikane “Greenberg Quinlan Rosner”, e cila do të menaxhojë fushatën elektorale të LSI-së dhe gjithashtu do të hartojë strategjitë paralizuese ndaj skemave të mundshme të manipulimit të zgjedhjeve. Bashkëpunimi midis LSI-së dhe kompanisë së njohur amerikane për menaxhimin e fushatave elektorale ka nisur zyrtarisht pas ceremonisë së zhvilluar me këtë rast, ku ka marrë pjesë kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe zëvendëspresidenti i “Greenberg Quinlan Rosner” Mark Feierstein. Gjatë konferencës për shtyp, Meta shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me këtë kompani. “Jemi shumë të kënaqur për mirëkuptimin dhe partneritetin që kemi vendosur me këtë kompani të njohur, e cila mbështetet jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë, apo edhe në kontinente të tjera, forca progresiste dhe kandidatë progresistë, në shpalosjen e ideve dhe programeve të tyre”, - tha Meta. Ndërkohë, zëvendëspresidenti i “Greenberg Quinlan Rosner” tha se kjo kompani kishte zgjedhur të mbështeste LSI-në duke e konsideruar atë si një forcë progresiste, si dhe liderin e saj, Ilir Meta, të cilin e konsideroi politikan të suksesshëm dhe mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Meta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se bashkëpunimi me kompaninë amerikane “Greenberg Quinlan Rosner” është shumë i rëndësishëm gjithashtu edhe për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke qenë se kjo kompani do të angazhohet në hartimin e strategjive për parandalimin e manipulimit të zgjedhjeve. “Ne sigurisht jemi shumë të shqetësuar për standardet e zgjedhjeve, ndaj një nga drejtimet e bashkëpunimit tonë do të jetë pikërisht bashkëpunimi për të mbrojtur standardin e zgjedhjeve të ardhshme, që është rrezikuar seriozisht nga mungesa e vullnetit politik të dy palëve, dhe në veçanti të maxhorancës, për të garantuar zgjedhje vërtet të ndershme, të lira dhe të barabarta, sipas standardeve ndërkombëtare. Së dyti, mendoj se situata ekonomike në të cilën ndodhet vendi kërkon një përqendrim të plotë në çështjet ekonomike dhe në alternativat për zgjidhjen e tyre. Në këtë drejtim besoj se edhe eksperienca ime dyvjeçare si kryeministër në një periudhë post-krize dhe me shumë probleme të mëdha ekonomike dhe sociale, pa dyshim që është një shembull se si vendi, në një kohë shumë të shkurtër, kaloi drejt një stabiliteti dhe u përgatit për procesin e stabilizim-asocimit dhe përjetoi një rritje të jashtëzakonshme ndryshimesh. Pikërisht kjo është një përvojë mjaft e domosdoshme për një lider që merr përgjegjësi në një situatë krize si kjo që po kalon sot vendi ynë, por mendoj se kemi shumë elemente të reja, sociale dhe ekonomike, që ne do t’i shpalosim në këtë fushatë, në mënyrë që shqiptarët të jenë të bindur se nga kjo varfëri dhe nga kjo mungesë mundësish për t’u punësuar më mirë, për të shikuar mundësitë e tyre për të ardhmen në këtë vend, do t’i nxjerrë në radhë të parë programi i LSI-së dhe koalicioni ynë”, - tha Meta.
Fierstein
Zv.presidenti i kompanisë “Greenberg”, Mark Feierstein, ka këshilluar kandidatë dhe forca progresiste në SHBA, Europë dhe në Amerikën Latine. Ai ka qenë dhe në fushatën e fundit presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pjesë e Komitetit të Financës dhe të Ekipit të Politikës së Jashtme të kandidatit për president atëherë dhe sot President i SHBA-ve, Barak Obama. Feierstein deklaroi se kompania “Greenberg” zgjedh të bashkëpunojë me forca progresiste dhe LSI-ja është e tillë. Ai tha se mbështeste kreun e LSI-së, Ilir Meta, sepse është një politikan i suksesshëm dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kompania jonë punon me kandidatë progresistë dhe nëse shohim traditën e LSI-së, do të gjejmë plot ngjashmëri mes tyre dhe kandidatëve tanë demokratë në SHBA dhe në parimet e kësaj partie. Po të shohim këto zgjedhje, se për çfarë Shqipëria ka nevojë, duket që zoti Meta e di këtë rëndësi. Ajo çka nevojitet tani është dikush që është testuar më parë si lider, që ka eksperiencë në nivel kombëtar, që di se si të punojë për zgjidhjen e krizës ekonomike, dhe që e bën këtë në një mënyrë duke pasur parasysh të gjitha nevojat e njerëzve të varfër. Pra, problemi është jo vetëm që të zgjerojmë partinë tonë, por në një mënyrë që të jetë e pranueshme nga të gjithë shqiptarët. Pra, ky është parimi kryesor që zoti Barak Obama i është përkushtuar Partisë Demokratike dhe ne shohim një ngjashmëri dhe kapacitet të njëjtë të zotit Meta për partinë e tij”, - tha ai.
20 Mars 2009