Malaj kundër ligjit për urbanistikën: “Ulen të ardhurat e pushtetit vendor”
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, u shpreh kundër ndryshimit të ligjit për urbanistikën gjatë fjalës së mbajtur dje në Kuvend. Ndryshimet në ligjin e urbanistikës synojnë uljen e taksës prej 2% për ndërtimet publike. Të ardhurat e kësaj takse mblidheshin nga pushteti vendor dhe ulja e saj ndikon direkt në arkën e pushtetit vendor. Malaj tha se ky vendim tregon edhe një herë aferat korruptive të qeverisë. Sipas tij, kjo është një tjetër përpjekje e qeverisë për të varfëruar në maksimum të ardhurat e pushtetit vendor. Ndërsa ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, u shpreh se të ardhurat më të mëdha pushteti vendor i merr nga grantet qeveritare. Sipas tij, ky synimi i këtij projektligji është ulja e taksës për ndërtimin e veprave publike me kosto të lartë, siç janë hidrocentralet, digat, autostradat etj.
20 Mars 2009