Blater: Ju paralajmëruam, s'na morët seriozisht
• Presidenti i FIFA-s Sep Blater ka përsëritur edhe njëherë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë jashtë arenës së futbollit ndërkombëtar, në rast
se nuk do të ketë një shenjë të qartë të dialogut dhe ministri përkatës i sporteve nuk do të firmosë Statutin e FSHF-së. "Brenda kufijve tuaj, ju mund të nxirrni çfarëdolloj ligji, madje edhe për sportin qeveria mund të hartojë ligjet që ajo ka dëshirë, por nëse doni të luani në arenën ndërkombëtare, duhet të zbatoni rregullat e FIFA-s. FSHF nuk mund të jetë anëtare e jona pa një Statut dhe ky statut duhet të përshtatet me statutin tonë", tha Blater në një intervistë për "Top Channel". Kreu i FIFA-s rikujtoi edhe arsyen përse kjo çështje shkoi deri në pezullim. "Ne kemi dashur shpesh t'i shmangemi kësaj mase, por kishim një vit që po prisnim shtetin shqiptar dhe ministrin të firmoste Statutin. Gjatë kësaj kohe zv/presidenti i FIFA-s, Senes Erzik vizitoi dy herë Tiranën për të ndikuar në zbutjen e situatës, por nuk pati asnjë reflektim. Gjithsesi, ju mund të vazhdoni të luani futboll, por mund ta bëni këtë vetëm brenda kufijve tuaj. Në arenën ndërkombëtare, na vjen keq. Pezullimin e vuajnë vetëm tifozët dhe njerëzit si ju që duan futboll", tha Blater.