Belsh, ndihma për vajzën me SIDA
• BELSH - Prefekti i Elbasanit, Rezart Kovaçi premton ndihma për familjen e vajzës 2-vjeçare të infektuar nga virusi Hiv.
I shoqëruar nga drejtori i Shëndetit Publik, Everest Hoxha dhe kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani kanë premtuar ndihmë financiare për të përballuara vështirësitë ekonomike. Sipas prefektit, shumë shpejt, Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet për trajtimin e veçantë të së miturës dhe mundësinë për t'i transportuar drejt Italisë bashkë me motrën binjake dhe të ëmën, ku punon e jeton babai. Nisur nga gjendja e vështirë ekonomike e familjes së A.Idrizit është premtuar hapja e një numri llogarie bankare, ku të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë vullnetare për të ndihmuar anëtarët e saj. Vajza 2-vjeçare u infektua nga SIDA gjatë transfuzionit të një sasie gjaku në spitalin e Elbasanit. a.k