Librazhd, gjendet pa jetë inxhinieri
• LIBRAZHD - Gjendet i pajetë inxhinieri i pyjeve. Bedri Belba, 46 vjeç, i cili kërkohej prej 3 ditësh u zbulua 16 kilometra larg qytetit të Librazhdit.
Sipas policisë, e cila kreu ekspertimet në vendngjarje, vdekja e Belbës ishte natyrale, shkaktuar nga i ftohti i ditëve të fundit. Dyshohet se si pasojë e uljes së temperaturave, Belba nuk i ka rezistuar dot të ftohtit, gjatë kohës që ndodhej për inspektim në pyjet e Librazhdit. Në trup nuk i është gjetur asnjë shenjë dhune, çka ka rrëzuar dyshimin e një vrasjeje të qëllimshme, duke ia lënë vendin vdekjes si pasojë e një infarkti fatal. Familjarët kanë treguar se ai ishte nisur në mëngjes nga shtëpia, por nuk ishte kthyer më dhe pse kaluan 3 ditë. Mëngjesin e djeshëm, pas kërkimeve të shumta trupi i tij u gjet i pajetë. Mësohet se Behar Belba punonte në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor që nga viti 2000. a.k