E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, shtyhet gjyqi nga avokatët

 

TIRANE - Mungesa e avokatëve la edhe dje në "ngërç" seancën gjyqësore, në ngarkim të akuzuarve si anëtarë të "Bandës së Durrësit". Shtyrjet e njëpasnjëshme të seancave, shtyjnë njëkohësisht edhe njohjen e gjykatës me dëshminë e të penduarit dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë, të pandehurit Ardiatik Coli. Në seancën e djeshme, 4 prej avokatëve mbrojtës të të pandehurve nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit. Ndërsa nuk kanë munguar replikat mes avokatëve dhe përfaqësuesve të prokurorisë në sallë, përsa i përket raportit mjekësor të paraqitur nga një prej avokatëve që mungonin. "Edhe kjo seancë nuk u përjashtua nga raportet tipike të mbrojtësve të këtij procesi", u shpreh prokurori i çështjes. Në përfundim, gjykata vendosi zëvendësimin e njërit prej avokatëve të paparaqitur, si edhe njoftimin e dhomës Kombëtare të Avokatisë, mungesa e të cilëve rezultoi e pajustifikuar. Seanca e djeshme ishte seanca e 60 gjyqësore në ngarkim të kësaj bande.            ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›