E Diel, 1 Nëntor 2026

Teodor Laço promovon veprat e fundit

 

"Vrasja e buzëqeshjes" dhe "Një dritare në Kremlin - Nga Hrushovi te Putini", janë dy veprat e fundit të shkrimtarit Teodor Laço, të cilët promovohen sot në orën 18.00 në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në romanin "Vrasja e buzëqeshjes" shkrimtari Teodor Laço i kthehet trajtimit artistik të një prej problemeve sociale më të rënda të realitetit të brishtë të Shqipërisë së viteve të demokracisë, atij të gjakmarrjes. Në qendër të ngjarjeve të romanit është një adoleshent dhe jeta e tij mes katër mureve për shkak të ngujimit. Ndërsa "Një dritare në Kremlin" është një shartim i historisë me fiksionin. Historia, arkivat, shtypi, librat e botuara, mëtojnë se kanë zbuluar shumëçka nga ngjarjet, që kanë ndodhur brenda mureve të tij në 50 vitet e fundshekullit të kaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›