E Diel, 1 Nëntor 2026

Për xhelozi, rreh nënën e katër fëmijëve

 

ELBASAN - Nëna e katër fëmijëve përfundon me fraktura të rënda në spitalin e Elbasanit pas dhunës së bashkëshortit të saj. Burime të policisë bënë të ditur se kanë shpallur në kërkim 48-  vjeçarin Ferit Shabani, me akuzën e plagosjes me dashje. Gruaja e tij, M.Shabani, 44 vjeçe, banuese në lagjen “Emin Matraxhiu” ka deponuar në polici se konflikti me të shoqin kishte nisur për shkaqe xhelozie. Mësohet se dy bashkëshortët kishin përfunduar edhe dy herë të tjera në polici për shkak të dhunës së 48- vjeçarit ndaj gruas së tij. Pasi mjekët lajmëruan policinë, kjo e fundit shkoi në banesën e Ferit Shabanit me qëllim arrestimin e tij, por ai ishte larguar nga banesa, çka bëri që blutë ta shpallin atë në kërkim. Mësohet se gruaja e dhunuar është çuar në spital nga fëmijët e saj, të cilët herë pas here ishin bërë dëshmitarë të skenës së dhunshme të babait të tyre në shtëpi. Ai e akuzonte të shoqen në sy të fëmijëve të tij se ajo e tradhtonte. Kështu ka deponuar e dhunuara edhe dje në polici, ndërsa pritet të merret edhe dëshmia e të akuzuarit për plagosje me dashje.                                    a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›