Banda e Durrësit, të rishihen dosjet e vjetra
Laureta Rryçi
Tiranë - Procesi për bandën e Durrësit pritet të marrë një tjetër zhvillim. Avokati i të pandehurit Plaurent Dervishaj, Riza Icka i ka kërkuar kolegjit penal të Krimeve të Rënda që të detyrojë prokurorët t’iu vënë në dispozicion dosjet e vjetra. Avokati Icka shpjegoi për gazetën “Albania” se kërkesa më shkrim mban dhe argumentet se përse duhen shikuar se çfarë përmbajnë këto dosje. Ai e cilëson me shumë rëndësi për procesin gjyqësor ballafaqimin e thënieve të dëshmitarëve të ngjarjeve me dëshminë e të pandehurit. Dëshmia e këtij të fundit është prova kyçe që mban prapa hekurave të pandehurit e shumtë të procesit të bujshme. Kërkesa e Ickës ka qenë një nga kërkesat paraprake që kanë bërë të gjithë mbrojtësit ligjorë të të pandehurve. Pritet që për këto kërkesa Gjykata e Krimeve të Rënda të shprehet në seancën e radhës që është caktuar në datën 24 të këtij muaji. Procesi për bandën e Durrësit edhe pse ka nisur prej disa muajsh në Gjykatën e krimeve të Rënda, sërish nuk është mundur të zhvillohen seanca gjyqësore duke u bërë shkak një sërë arsyesh për shtyrjen e tyre.
Kërkesa
Dosjet e vjetra për të cilat akuzohen se janë kryer me urdhrin e Bandës së Durrësit duhet të shihen se çfarë provash kanë. Në këtë përfundim ka mbërritur avokati Riza Icka që përfaqëson Dervishajn. Mbrojtësi ka argumentuar kërkesën e tij me ballafaqimin e fakteve. Icka ngre pretendimin se nëse do të krahasoheshin thëniet e dëshmitarëve sipas ngjarjeve me dëshminë e të penduarit Adriatik Coli do të dilnin fakte interesante për procesin gjyqësor. Sipas Ickës në kërkesën për gjykim që ka formuluar akuza, jo vetëm klienti i tij por edhe të pandehurit e tjerë thjesht akuzohen për vrasjet pa u dhënë dëshmi apo prova që vërtetojnë këtë akuzë. Për kërkesën e avokatit pritet të shprehet kolegji penal. Nëse kërkesa pranohet atëherë përfaqësuesit e akuzës duhet të sjellin dosjet e vjetra në të cilat janë bazuar kur kanë ngritur akuzat ndaj të cilësuarve si bandë e Durrësit.
Dosja
Kërkesa për gjykim që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sjellë për gjykim mban vrasje dhe plagosje që janë kryer në mënyra mafioze për interesa mes grupeve rivale. Midis tyre gjenden dhe dosjet e vjetra për të cilat avokati ka kërkuar rihapjen e tyre. Ato i përkasin vitit 1998 e në vazhdim ku në një dosje janë shënuar më shumë se një i vrarë apo i plagosur.
Dosjet e vjetra që kërkohen nga avokati
1. Dosja për ngjarjen e datës 17. 10. 1998 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi.
2. Dosja për ngjarjen e datës 29 10. 1998 në lidhje me vrasjen e shtetasve Viron Curri, Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri si dhe procedimin penal nr 274 në lidhje me ngjarjen e datës 10. 07. 2000 në lidhje me vrasjen e shtetasit Dritan Disha.
3. Dosja për ngjarjen e datës 05. 07. 1999 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Eduart Ongari.
4. Dosja për ngjarjen e datës 22. 08. 1999 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Marsel Sotiri.
5. Dosjen për ngjarjen e datës 28. 07. 1999 ku janë vrarë me armë zjarri shtetasit Arben Paja dhe Ilir Xhunga.
6. Dosjet për ngjarjen e datës 12. 12. 1998 në lidhje me plagosjen e shtetasve Adriatik Coli dhe Rudina Tanku.
7. Dosjen për ngjarjen e datës 14. 01. 2002 në lidhje me vrasjen e shtetasit Erjon Lame.
8. Dosjen për ngjarjen e datës 05. 04. 2005 ku nga kontrolli i mjetit tip “Pasat” me targa SË04135 u gjetën 4 armë zjarri.
9. Dosjen për ngjarjen e datës 05. 05. 2005 ndodhur në lagjen 4 në qytetin e Durrësit ku janë plagosur shtetasit Lulzim Berisha ; Ram Haxhia dhe Isuf Morina.
10.Dosjen për ngjarjen e datës 30. 08. 2005 ndodhur në lagjen 4 në qytetin e Durrësit ku është plagosur qytetari kosovar Ahmet Ajeti.
11. Dosjen për ngjarjen e datës 13. 10. 2005 ku gjatë kqyrjes së vendngjarjes në vendin e quajtur fshati Memaj Durrës është gjendur i vrarë shtetasi Avni Gashi.
12. Dosja për ngjarjen e datës 26. 02. 2005 ku mbeti i vrarë shtetasi Klodian Saliu dhe u plagos shtetasi Osman Truma
Të pandehurit
Lulzim Berisha
Plaurent Dervishaj
Indrit Taullai
Endrit Dokle
Kujtim Buna
Altin Olloni
Elvin Hoxhosmani
Alban Neli
Selman Heti
Spartak Kalthi
Altin Nikolla
Kristian Begu
Bujar Gashi
Dritan Coli
Ahmet Ajetis
Osman Karpuzi
Sardian Sulejmani
19 Shtator 2008