E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohej në Itali, kapet në Fier i dënuari për trafik droge



FIER – Një person i shpallur fajtor nga drejtësia për trafik droge, kërkohej në Itali, por është ndaluar nga policia shqiptare. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Fierit bëjnë të ditur se shtetasi Vullnet Hoxhaj, lindur në fshatin Drizë, 2 kilometra në jug të qytetit të Fierit, u ndalua të enjten nga forcat e rendit. Sipas tyre, 33-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Milanos me 24 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge. Burime zyrtare të policisë së Fierit thanë se i shumëkërkuari Hoxhaj u ndalua në momentin kur po qarkullonte me mjetin e tij në lagjen "Apolonia" të qytetit të Fierit. Drejtësia italiane kishte sjellë dosjen e plotë tek autoritetet shqiptare, dhe kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Vullnet Hoxhaj.

Ndalohet kosovari, tentoi të fusë në doganë mjetin e vjedhur

TROPOJË – Një tjetër trafikant makinash mes Kosovës dhe Shqipërisë është ndaluar në pikën doganore të Morinit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës u ndalua shtetasi Naser Krasqini, i cili tentonte të fuste në Shqipëri një automjet të vjedhur në Kosovë. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, kur 38-vjeçari nga Rahoveci tentoi të futej me automjetin tip benz 190 me targa BA-XP 206. Gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga punonjësit e doganës u konstatua se mjeti me të cilin udhëtonte Krasniqi ishte vjedhur në Kosovë.

19 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›