Policia arreston në flagrancë tre shpërndarës heroine
Tiranë – Policia ka vënë në pranga tre shpërndarës droge. Burimet thanë se dje u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për konsumim të veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Në pranga janë vënë Erjon Cërriku, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, P. P., 16 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Gentjan Shabani, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tyre u krye sepse në Rrugën e Kavajës dhe pranë shkollës “Sami Frashëri”, janë kapur në flagrancë me një sasi pluhuri të dyshuar si lëndë narkotike Heroinë. U kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6.1 gramë, lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, katër aparate celularë. Materialet e përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Tiranës.
Pranga dy të rinjve, vodhën byzylykë floriri në argjendarinë e kryeqytetit
Tiranë - Nga seksioni Kundër Vjedhjeve ndaj Biznesit u krye arrestimi në flagrancë i dy shtetasve B. C., 25 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë dhe B. F., 23 - vjeç, lindur në Vlorë dhe banuese në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë vjedhur rreth 3 copë byzylykë floriri në argjendarinë “Çarçiu”, në pronësi të një shtetasi. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Ndalohet i mituri, dyshohet për vjedhjen e një banese në Bathore
Tiranë – Uniformat blu të kryeqytetit kryen arrestimin në flagrancë nga të shtetasit V. T., 16 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, me arsim 8 klasë, i pa dënuar. Arrestimi i tij u krye pasi dy ditë më parë në Bathore, dyshohet se në bashkëpunim me një bashkëmoshatarin e tyre, kanë vjedhur banesën e një shtetasi në Bathore. U kryen veprimet procedurale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/1 dhe 25 të Kodit Penal.
19 Shtator 2008