E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, zhduku kallashin nga dhoma e provave

24/12/2010  Prokuroria: Arma që vrau Vrion Curin e Arben Pajën “humbi” në vitin 1998

Në kallashnikov ishin evidentuar shenjat e gishtave

TIRANE- Një automatik kallashnikov i përdorur nga anëtarët e bandës së Durrësit për vrasjen e shtetasve Vrion Curri, Arben Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri është zhdukur në rrethana të mistershme nga dhoma e provave në komisariatin e Durrësit. Arma është zhdukur në vitin 1998 dhe dyshohet se “rëmbyesit” e saj nga dhoma e provave kanë qenë anëtarët e bandës së Durrësit, që aktualisht janë duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sipas pretendimeve të prokurorisë, anëtarë e bandës kanë paguar oficerë policie pranë komisariatit të Durrësit për zhdukjen e automatikut që kanë përdorur në vrasjen e kundërshtarëve të tyre Vrion Curri e Arben Paja dhe plagosjen e shtetasit Sotiri. Në seancën e djeshme gjyqësore gjatë dorëzimit të provave shkresore dy përfaqësuesit e akuzës thanë se në armën automatik ishin gjendur disa gjurmë gishtash, që implikonin shtetasin e vrarë Klodian Saliu si dhe disa persona të tjerë, që aktualisht akuzohet si autorë të këtij krimi. Mirëpo për të mbyllur hetimet e nisura në atë kohë nga prokuroria e Durrësit anëtarët e bandës kanë mundur të zhdukin armën e krimit nga provat materiale, gjë e cila ndikoi në lirimin e menjëhershëm të Klodian Saliut nga burgu. Zhdukja e automatikut kallashnikov është bërë herë pas herë objekt debati mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës. Për këtë fakt prokuroria mori në ndjekje penale edhe ish-policin Bajram Uka, i cili gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë pohoi se s’kishte gjetur asnjë armë më 30 tetor 1998. Ai ka shtuar se armën ia kishte sjellë një fëmijë 10-vjeçar, që më pas është administruar nga komisariati i policisë Durrës. Për dorëzimin e armës në atë kohë ish-polici shtoi se kishte mbajtur dy procesverbale, një raport shërbimi, ku ishte shënuar tipi i armës dhe numri i serisë, që ia kishte dorëzuar eprorit të tij. Në procesverbalin që prokuroria ka administruar në dosje rezulton se arma nuk ka të njëjtin numër serie me atë që dëshmitari Uka ka mbajtur shënim në raportin e shërbimit të 30 tetorit 1998.

som

Zhdukja e automatikut kallashnikov është bërë herë pas herë objekt debati mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës. Për këtë fakt prokuroria mori në ndjekje penale edhe ish-policin Bajram Uka, i cili gjatë dëshmisë së dhënë në gjykatë pohoi se s’kishte gjetur asnjë armë më 30 tetor 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›