Banda e Lushnjës, sherr për të penduarin
Dëshmitari i Bandës së Lushnjës, Arben Kicja, që ka fituar statusin e dëshmitarit të drejtësisë do të pyetet me anë të video-konferencës në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Fatos Mahmutaj
Pyetja e tij rreth akuzave të Bandës së Lushnjës, bëhet shkak për debat juridik mes mbrojtësve të të akuzuarve me trupin gjykues dhe organin e akuzës. Sipas burimeve nga procesi, dëshmitari Kicja, i cili ka fituar statusin e dëshmitarit të drejtësisë dhe që është marrë në mbrojtje nga organet shtetërore, do të pyetet me anë të video-konferencës seancën e ardhshme të procesit në ngarkim të ish-anëtarëve të kësaj bande: Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Aliço, Rexhep Gina dhe Agur Musaku, i cili tashmë mban emrin Jorgo Muzaka. Seancën e kaluar të procesit Kicja u paraqit në Gjykatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga efektivë specialë të policisë, ndërsa mbante në kokë kapele, paruke dhe syza të errëta. I maskuar në këtë mënyrë ai u paraqit në seancë gjyqësore ku do të pyetej për akuzat ndaj të pandehurve, por u kontestua nga avokatët mbrojtës. Sipas avokatëve, ky dëshmitar i paraqitur në seancë në mënyrë të tillë nuk mund të identifikohej jo vetëm nga mbrojtja, por as nga gjykata dhe prokurorët.
Procesi
Përballë kësaj kërkese të avokatëve, gjykata i kërkoi policëve që e shoqëronin t'ia zbulonin fytyrën atij, por këta nuk pranuan derisa morën miratim nga drejtuesit e tyre. Pas kësaj policët pohuan se e kishin marrë konfirmimin por ato momente seanca kishte hyrë në një fazë tjetër procedurale. Pas kësaj gjykata vendosi që ta pyesë këtë dëshmitar seancën e ardhshme të procesit, me anë të video-konferencës. Sipas procedurave, trupi gjykues do verifikojë dëshmitarin në një ambient që mund të jetë jashtë sallës së gjyqit, ose edhe në të, por pra praninë e të pandehurve dhe pastaj ai do të dërgohet në sallën ku ndodhen pajisjet e video-konferencës. Në këto ambiente ai do të marrë pyetjet nga palët nëpërmjet gjykatës dhe do japë përgjigjet, të cilat do të regjistrohen në procesverbal.
Dëshmitë
Burime nga procesi pohojnë se, dëshmia e Kicjes është deçizive për akuzën, ndërkohë që njohja e tij nga të pandehurit apo të afërmit e tyre paraqet rrezikshmëri për sigurinë fizike të Kicjes dhe familjes së tij, pasi tashmë ky person është marrë në mbrojtje familjarisht nga organet shtetërore. Ndërsa shoqërimi i tij në gjykatë pritet të bëhet nën supermasa sigurie. Në këtë mënyrë, pak ditë më parë ky dëshmitar u shoqërua në gjykatë së bashku me gruan e Xhevdet Demirit, biznesmenit maqedonas që u ekzekutua nga Banda e Lushnjës në vitin 1997. 37-vjeçarja Mimoza Demiri u shoqërua në gjykatë e veshur si police dhe pasi u verifikua nga trupi gjykues u mbyll në një sallë, pranë asaj ku zhvillohej procesi dhe nëpërmjet video-konferencës tregoi tmerrin e 3 gushit 1997 kur Aldo Bare dhe katër anëtarë të bandës së tij kishin ekzekutuar bashkëshortin e Demirit. Gjatë dëshmisë së saj gjykata u mbajt në survejim të rreptë nga forcat speciale policore dhe pas kësaj u largua sërish, me një mjet të blinduar e veshur me uniformë policie.