Emrat e Topit për Gjykatën e Lartë
Ditët e para të pranimit të kandidaturave për në Gjykatën e Lartë kanë shënuar një fluks mjaft të madh dosjesh të paraqitura në Presidencë.
ADI SHKEMBI
Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për gazetën, se që nga e premtja kur kreu i shtetit përmes një fjale për mediat bëri të ditur se do të priten aplikime deri të martën, kanë mbërritur në Presidencë të paktën 70 dosje të aplikantëve të ndryshëm të sistemit gjyqësor, të cilët pretendojnë të zënë një nga pesë vendet për në Gjykatën e Lartë. Bëhet e ditur gjithashtu se ndër emrat e paraqitur për të kaluar në "sitën" e grupit të punës dhe më pas të vetë Presidentit Topi, që renditen edhe ndër favoritët për të marrë pëlqimin e kreut të shtetit, janë edhe Gjovalin Përnocaj, kryetari i Gjykatës së Apelit për Krimet të Rënda, Arjana Fullani, drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës si dhe Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe një prej prokurorëve në çështjen e Azem Hajdarit. Burimet bëjnë të ditur gjithashtu se aplikimet do të priten deri ditën e parë dhe nga ajo ditë, mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga kreu i shtetit do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve të mundshëm. Mësohet gjithashtu se të mërkurën do të zhvillohet pikërisht edhe mbledhja më e rëndësishme e grupit të ekspertëve të ngritur nga Presidenti Topi, të cilët do të verifikojnë një për një të gjitha kandidaturat. Pas disa mbledhjesh të grupit të punës, në fund në tryezën e kreut të shtetit do të shkojnë 10 deri në 20 dosjet më të spikatura. Por në listën e emrave që Presidenti Topi mund të çojë në Kuvend, janë edhe pesë kandidatët që kreut të shtetit iu rrëzuan pak ditë më parë. Zyrtarisht mësohet se ligji nuk e pengon Presidentin të dërgojë sërish në Kuvend emrat e Kristaq Trajës, Medi Bicit, Zamir Podës, Altina Xhoxhajt apo Artan Zenelit. Burimet bëjnë të ditur se, megjithëse është herët të flitet për emrat që do të shkojnë pas rreth dy javësh në Kuvend, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej dekreteve t'i nënshtrohet sërish votimit të deputetëve. Rreth një javë më parë, përmes një votimi në bllok, Partia Demokratike rrëzoi të pesë dekretet e Presidentit Bamir Topi me anë të argumentit ligjor se kreu i shtetit nuk është konsultuar më parë as me Kuvendin dhe as me shumicën e djathtë për këto kandidatura. Prej më shumë se një muaji, Presidenti dhe maxhoranca janë në një debat publik mes tyre lidhur me kompetencat që u jep ligji për të propozuar emrat e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Topi pretendon se është pikërisht ai, që i ka dhënë ekskluzivitetin kushtetuta për të propozuar emrat, ndërsa Kuvendi ka të drejtë t'i hedhë poshtë ose t'i pranojë dekretet. "Këtu ka disa raporte kushtetuese të detyrueshme për t'u zbatuar, që përcaktojnë dhe funksionin ekskluziv të institucioneve. Presidenti ka detyrimin kushtetues që të dekretojë anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe këtë ia dërgon Kuvendit të Shqipërisë. Veprimi i parë në nenin 136 të Kushtetutës e detyron Parlamentin të japë pëlqimin ose jo", ka deklaruar Topi. Nga ana tjetër, maxhoranca pretendon se një vendim i Gjykatës Kushtetuese kërkon bashkëpunim mes saj dhe Presidentit për emrat.
kandidaturat
Emrat e kandidatëve favoritë
Gjovalin Përnocaj
Arjana Fullani
Artur Selmani
Emrat e rrëzuar nga maxhoranca
Kristaq Traja
Medi Bici
Zamir Poda
Artan Zeneli
Altina Xhoxhaj
PD-PS, dakord për kompetencat e Topit
Dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD, kanë deklaruar tashmë se janë në një mendje për të hartuar një ligj organik për institucionin e presidentit. Në këtë mënyrë, pas ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit, që prekën rëndë dhe mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit, në një tjetër marrëveshje mes tyre, dy partitë kërkojnë t'i bëjën "dhuratë" presidentit një ligj organik për të ashtu si dhe institucionet e tjera kushtetuese. Socialistët paraqitën propozime konkrete në lidhje me vendosjen e një filtri të qartë për kandidaturat që do të paraqiten nga kreu i shtetit për votim në Kuvend. Pas shpalosjes së këtyre qëndrimeve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, në një prononcim për mediat mbështeti idenë e opozitës për miratimin e procedurave të reja në rregulloren e Kuvendit, që kanë për qëllim përmirësimin e praktikave të emërimeve të titullarëve në institucionet kushtetuese, të pavarura, si dhe mbi të gjithë në gjykata. Si socialistët, ashtu dhe demokratët janë pro zhvillimit të seancës të tipit amerikan "hiring", edhe me kandidatët në Gjykatat e Larta apo Kushtetuese. "Dy institucionet janë të pavarura njëri me tjetrin.