Dibër, Kryemadhi: T’i kthejmë krenarinë qytetit
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloj dje Konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Dibrës.
Në fjalën e saj, Monika Kryemadhi, koordinatorja e LSI-se për Dibrën tha se, "unë jam tek secila prej jush, jam dibrane dhe në dejtë e mi rrjedh gjaku i atyre grave dhe nënave dibrane që kanë edukuar me qindra djem dhe vajza, të cilët e kanë lartësuar emrin e Dibrës, që kanë bërë Dibrën tonë të përmendet si vendi i traditave, mençurisë dhe i njerëzve punëtorë. Duke qenë së bashku, duke qenë pranë njëra-tjetrës për ta ndryshuar këtë realitet të hidhur dhe për të rindërtuar edhe një herë Dibrën tonë, për të cilën ne jemi krenare". Sipas Kryemadhit, "për këtë, ne na duhen të gjithë dibranët dhe dibranet, pa dallim bindjesh politike, sepse të jesh dibran është nder e krenari dhe të kontribuosh për vendin tënd është vlerë. Ne duam tha ajo që Dibra të zhvillohet, të jetë krenari e përbashkët, prandaj unë jam këtu jo për një vit, as për katër vjet, por për një rrugë të gjatë që na pret së bashku jo vetëm për shkurtuar distancën mes Dibrës dhe Tiranës, por dhe distancën e Shqipërisë me Evropën". Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta tha se, "të keni kurajo dhe të ecni përpara dhe të keni besim tek vetja, tek personaliteti i tyre, sepse ndryshe nuk mund të zhvillohet dhe emancipohet shoqëria jonë. Ndryshe nuk i bashkojmë dot të gjithë shqiptarët për të çliruar energji pozitive, ndaj dua t'ju falënderoj për këtë rizgjim të energjive tuaj, për të qenë së bashku dhe jam i bindur se ndryshimi tani ka nisur në Dibër".