Edi Rama këmbëkryq në Fushë-Bulqizë
Kreu socialist Edi Rama ishte dje në Fushë-Bulqizë në një dialogim direkt me banorët e kësaj komune.
Rama nuk ka hezituar të ulet këmbëkryq në fushë me ta dhe të bisedojë për problemet që ka sot fshati. Kreu socialist u ka kërkuar atyre të marrin situatën në dorë dhe të votojnë për programet më të mira qeverisëse. "Për sa kohë do ta lini fatin tuaj në dorën e 5 gjelave në Tiranë, mos prisni të bëjë vezë ndonjë pulë këtu. Prandaj ju them, lërini flamurët e partive, se nuk ia keni parë dhe nuk do t'ua shihni ndonjëherë hajrin. Lërini flamurët e partive, lërini dasitë, jo ne socialistët, jo ju demokratët. Merruni të gjithë së bashku, me detyrën që kemi, t'ju krijojmë këtyre fëmijëve kushte më të mira, t'ju krijojmë mundësinë të rriten normalisht, që nesër të mos jenë të detyruar të marrin arratinë", tha Rama. "Dialogu me Shqipërinë" gjatë këtij muaji është përqendruar në problemet që ka fshati. Edhe në Fushë-Bulqizë çmimet e larta të produkteve bujqësore dhe e të gjithë mekanikës që duhet për punën me tokën, kanë qenë në qendër të problematikave që kanë pohuar banorët e kësaj komune. Rama u shpreh se i gjithë ky dialog shërben pikërisht për të identifikuar së bashku problemet dhe rrugëdaljet.