Policia: Denoncuesi i Krenar Ahmetit, 58 shkelje të Kodit Rrugor në dy vjet
TIRANE - Njëri nga tre personat që denoncoi në Prokurori Krenar Ahmetin, ka qenë për dy vjet kontigjent i shërbimeve të Policisë Rrugore me plot 58 shkelje.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se ish-shefi i Qarkullimit rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, aktualisht i pezulluar nga detyra me vendim gjykate, është akuzuar dhe denoncuar nga tre persona, njëri prej të cilëve ka kryer në dy vjet, plot 58 shkelje të Kodit Rrugor. Duke iu referuar këtij fakti të dokumentuar përmes masave të marra në vazhdimësi nga efektivat e rrugores, policia hedh dyshime mbi vërtetësinë e deklarimeve të këtij personi, i cili ka pretenduar se Krenar Ahmeti kishte ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. "Lidhur me këtë fakt, 58 rastet e shkeljes së Kodit Rrugor dhe trajtimi ligjor i tyre nga policia, tregojnë se ky person ka qenë tendencioz dhe jo objektiv në denoncimin e më pas pretendimet e ngritura ndaj Krenar Ahmetit", kanë pohuar dje burimet e policisë së kryeqytetit. Sipas tyre, më tepër se gjysma e këtyre shkeljeve të kryera nga ky person, kanë ndodhur gjatë kohës që Krenar Ahmeti ka drejtuar komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës. "Për shkeljet e kryera nga ky person, emrin e të cilit për arsye etike nuk po e bëjmë publik, Policia e Qarkullimit Rrugor ka dokumentacion të plotë, si nga trajtimi dhe masat e marra prej policisë, ashtu edhe rastet e daljes në komision dhe vendimeve ndëshkimore që janë marrë në secilin rast", cituan më tej burimet pa dashur të japin ndonjë konfirmim për emrin e personit që ka kryer 58 shkelje të Kodit Rrugor në dy vitet e fundit. Më 17 maj pas mesditës, ish-shefi i Rrugores, Krenar Ahmeti, shkoi në vendin e ngjarjes ku një polic qarkullimi kishte ndaluar për verifikim një makinë ku ndodhej edhe prokurorja e Krimeve të Rënda E.I. Palët pretenduan për dhunë të ushtruar në këtë rast, por edhe disa orë më vonë kur prokurorja me gjithë bashkëshortin hynë përsëri në konflikt me Krenar Ahmetin, kur ai ndodhej me shërbim pranë ish-hotel "Dajtit". Ish-drejtuesi i Policisë Rrugore të Tiranës, pas dhunës së ushtruar ndaj tij, ka urdhëruar shoqërimin në komisariat për bashkëshortin e prokurores, ndërsa gruaja e tij ka hyrë në makinë duke kërkuar të shkonte me gjithë të shoqin në komisariat. Ata bashkë me një person të tretë, denoncuan Krenar Ahmetin, ndaj të cilit Prokuroria menjëherë ngriti akuzë dhe kërkoi pezullimin e tij nga detyra në gjykatë. re.kr