Banda e Lushnjës, të pandehurit braktisin sallën e gjyqit
Procesi ndaj të akuzuarve si anëtarë të bandës së Lushnjës është shtyrë sërish dje, pasi të pandehurit kanë braktisur sallën e gjyqit së bashku me avokatët e tyre. Gjithçka ka ardhur pas refuzimit të tyre për të zhvilluar seancën me dyer të mbyllura, si dhe për të marrë dy dëshmitë e radhës nëpërmjet videokonferencës. Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Arjan Aliço, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina janë duke u gjykuar për akuzat e krijimit dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale, "Vrasjes me paramendim", "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", etj.
Në seancën e djeshme ishte parashikuar të dëshmonin Agron Kicaj dhe Mimoza Demiraj, të cilët, për shkak të pozicionit të tyre, janë marrë në mbrojte nga organet e drejtësisë. Demiraj pritej të dëshmonte për vrasjen e burrit të saj dhe prokuroria pretendon se deklarimet e saj janë mjaft të rëndësishme për këtë proces. Por të pandehurit nuk kanë pranuar që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura dhe jo me videokonferencë siç kërkoi prokurori. Situata duket se është tensionuar dhe pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët, të pandehurit janë larguar nga salla së bashku me avokatët, duke detyruar trupin gjykues ta shtyjë seancën. Procesi ka qenë në pritje të dy dëshmitarëve Agron Kicaj dhe Mimoza Demiraj për rreth 23 muaj, por duket se realizimi i seancës do të jetë i vështirë, për shkak të pretendimeve procedurale si të të pandehurve, por edhe të organit të akuzës.