E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksidentet plagosin tri persona

Dy persona janë plagosur nga aksidentet rrugore, ndërkohë që policia ka dërguar për ndjekje penale shkaktarët e tyre. Burimet policore të kryeqytetit thanë se në lidhje me këto aksidente, fillimisht u krye arrestimi i Kliton Ali Zajmit, 29 vjeç. Arrestimi i tij u krye, pasi në Unazë, përballë shkollës "Harri Fullz", duke drejtuar mjetin "Benz", me targa TR4706J, ka aksidentuar një shtetas me biçikletë, rreth moshës 50-60 vjeç, i paidentifikuar, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, po dje, në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, automjeti "Mercedes Benz", me targa TR8468I, i drejtuar nga Astrit Veli Kamberi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është aksidentuar me një tjetër automjet me targa TR0282F, i drejtuar nga Metan Metan Qordja, 44 vjeç, banues në Farkë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, Metan Qordja, si dhe pasagjerja që udhëtonte në këtë mjet, Bakushe Ali Qordja, 60 vjeçe, banuese në Farkë, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se në të dy rastet u kryen veprimet procedurale dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›