David Brown kërkon të ndërrojë gjyqtar
Ish-drejtuesi i qendrës "Fëmijët e tij", i cili po gjykohet në Gjykatën e Shkallës së Parë në kryeqytet për akuzën e "Marrëdhënieve seksuale e homoseksuale me të mitur", duket se nuk është i kënaqur me trupin gjykues. Në një kërkesë të depozituar pak ditë më parë në sekretarinë e gjykatës, David Brown ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues nga procesi i tij. Sipas burimeve zyrtare nga kjo gjykatë, avokatja e Brown e ka arsyetuar kërkesën me pretendimin se gjyqtari Gerd Hoxha është treguar i njëanshëm. Kërkesa, pasi ka kaluar procedurat normale të regjistrimit, i është nënshtruar dje shortit elektronik. Në përfundim të kësaj procedure është përcaktuar edhe gjyqtarja e cila do të marrë në shqyrtim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Hoxha nga procesi ndaj David Brown. Fatmira Hajdari do të jetë gjyqtarja e cila do të vlerësojë pretendimet e britanikut 51-vjeçar, për ndryshimin e drejtuesit të trupit gjykues.
Procesi ndaj David Brown duket se ka kaluar në momente ulje-ngritjeje të pozitës të të pandehurit. Kjo pasi fillimisht disa nga dëshmitarët që u paraqitën nga akuza, ndryshuan thëniet e tyre, duke dalë në mbrojtje të ish-drejtuesit të qendrës "Fëmijët e tij". Ata deklaruan se me fëmijët kishin abuzuar dy britanikët e tjerë, Dino Christodulou dhe Robin Arnold. Por më pas situata ndryshoi. Për katër dëshmitarët e fundit prokuroria kërkoi përdorimin e videokonferencës, për t‘i mbrojtur ata dhe për të mos lejuar që të trembeshin nga prania e të pandehurit. Katër dëshmitarët e mitur, që u paraqitën nga akuza, e kanë rënduar pozitën e britanikut të akuzuar për pedofili. Fëmijët kanë vënë gishtin te Brown si njëri nga personat që ka abuzuar me ta seksualisht, e madje nuk kanë ngurruar edhe të japin detaje të rëndësishme për paraqitjen fizike të ish-drejtuesit të qendrës "Fëmijët e tij". Në seancën e kaluar të procesit, vetë Brown ka kërkuar nga trupi gjykues të bëjë disa deklarime, nëpërmjet të cilave përsëriti pretendimin se është i pafajshëm për akuzat e ngritura. Për të vërtetuar këtë deklarim, ai madje ka thënë se është impotent dhe se nuk kishte asnjë mundësi që t‘i bënte ato për të cilat akuzohej. Që në krye të procesit, britaniku ua kishte hedhur fajin dy bashkëkombësve të tij, Dino Christodulou dhe Robin Arnold. Sipas tij, ishin ata të dy që kanë abuzuar seksualisht me fëmijët, ndërsa ai nuk ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve.