Vetëvrasjet tmerrojnë Korçën, ndodhin tre për çdo javë
Juglindja e vendit është kthyer në zonën e tmerrit për nga numri i lartë i vetëvrasjeve. Sipas të dhënave të policisë së Korçës, muaji maj i këtij viti ka qenë i zi në këtë drejtim. Të paktën 12 persona kanë gjetur vdekjen brenda një muaji për shkak të vetëvrasjeve. Motivi që grupet hetimore nxjerrin në konkluzionet e tyre të hetimit për këto raste pas verifikimeve dhe ekspertizave në vendin e ngjarjes dhe deklarimeve të marra nga të afërmit e viktimave, lidhen gjithnjë me depresionet e hershme, kronike dhe ato të momentit. Nga të dhënat që disponon Drejtoria e Policisë në Korçë gjatë këtij muaji janë regjistruar të paktën tre vetëvrasje në javë me fund tragjik, pa llogaritur tentativat për t‘i dhënë fund jetës.
Kryesisht këto ngjarje kanë ndodhur me vetëvarje. Sipas policisë, për këtë muaj dy persona kanë gjetur vdekjen të vetëhelmuar me pesticide, një me armë zjarri dhe të tjerët me vetëvarje në ambientet e banesave ku jetojnë ose në afërsi të tyre. Më shqetësues është fakti se të gjithë personat kanë qenë të rinj nga 15-30 vjeç, ndërsa në dy raste kanë qenë në moshë më të madhe: njerëz që vuajnë nga depresioni dhe trajtohen me mjekime për këtë.
Mes personave të cilët i kanë dhënë fund jetës në muajin maj, pjesa dërrmuese e tyre kanë tentuar edhe më parë të vetëvriten me forma të tjera, kryesisht me konsumim të helmeve, pesticideve dhe ilaçeve. Në këtë rast, ai që shqetëson më shumë është fakti se ndaj këtyre personave nuk merren në kohë masa për të parandaluar një tentativë të dytë, dhe më keq akoma kur përsëritja e kësaj tentative kalon nga të paktën dy herë në një periudhë të shkurtër kohore.
Sipas deklarimeve të të afërmve të viktimave që kanë qenë të sëmurë dhe trajtoheshin për shqetësimet me bazë nervore dhe depresive, për sa kohë që i janë nënshtruar një trajtimi mjekësor këta persona janë mbajtur nën kura, por të cilat nuk kanë dhënë efekte përmirësimi. Edhe kur personat depresivë kanë marrë medikamente dhe kanë shfaqur përmirësim, sërish në momente të caktuara kanë tentuar vetëvrasjen, me shfaqjen e një ngacmimi emocional.
Jeta sot nuk është më e shtrenjtë. Ajo duket se është shumë e vështirë për pjesën më të madhe të shoqërisë. Për të afërmit e viktimave këto janë rastet që nuk kanë shërim.
Nga ana tjetër, po t‘u referohemi të dhënave statistikore të këtyre ngjarjeve të rënda në juglindje të vendit që nga fillimi i këtij viti, shifrat janë përtej imagjinatës. Në pesë muajt e parë të vitit 2008, në juglindje të vendit janë shënuar plot 47 persona të vetëflijuar me pasojë vdekjen dhe 18 të mbijetuar pas tentativave për vetëvrasje.
Të jetosh sot në harmoni me të tjerët dhe me vetveten duket si një mision i pamundur, sidomos nga personat e ndjeshëm. Mes listës së gjatë të viktimave gjen shkaqe që të çojnë drejt depresioneve dhe gjendjeve të rënduara emocionale në një gamë të gjerë: nga humbja e një lidhjeje sentimentale, nga mungesa e të ardhurave për të përballuar jetesën, nga mungesa e një të ardhmeje, nga konfliktet me prindërit, nga dëshira për të ikur jashtë vendit, nga konfliktet me shoqërinë apo në shkolla etj. Gjatë vitit 2008, në zonën e Korçës kanë vdekur të paktën pesë adoleshentë në moshën 15-17 vjeçare, për shkak të depresioneve të momentit, si pasojë e konflikteve me prindërit, mësuesit apo personat e dashur për ta, ndërsa të rinj nga mosha 18-25 vjeç janë vetëvrarë për lidhjet e humbura të dashurisë, vështirësitë ekonomike të familjeve dhe pamundësitë për të emigruar dhe për të siguruar një vend pune.
Mungojnë masat. Kush i mbijeton tentativës për vetëvrasje është i lirë ta provojë prapë
Mjekët: Kemi numrin më të
madh të të sëmurëve mendorë
Nga spitali civil i Korçës mësohet se në bazë të studimeve dhe statistikave të mbajtura në vitet e fundit rezulton se në juglindje të vendit ka një numër të madh të personave që vuajnë nga depresionet, sëmundjet me bazë nervore dhe streset. Në vit kurohen mesatarisht deri në 3500 persona në rang rajonal, pjesa më e madhe e të cilëve me terapi ditore dhe mjekime të rekomanduara nga mjekët dhe që merren nga pacientët në kushtet e shtëpisë. Nga ana tjetër, të paktën 120 persona në vit trajtohen në repartin e neurologjisë, pranë spitalit civil të Korçës dhe një përqindje e lartë pacientësh rezultojnë të jenë depresivë pas trajtimit në urgjencë. Nisur nga fakti se në juglindje të vendit 3 në 100 persona shfaqin probleme me shëndetin mendor dhe shumë të tjerë kanë shfaqje depresive dhe strese, është hapur edhe një qendër komunitare rehabilitimi për trajtimin e këtyre rasteve. Drejtori i spitalit civil të Korçës, Ilia Jatagani, bën të ditur se në repartin e neurologjisë trajtohen vetëm rastet e rënda. Sipas tij, kur një person depresiv shfaq shenja të agresivitetit dhe përbën rrezik për shoqërinë, vetëm në këtë rast kryhet izolimi dhe trajtimi në spitalet psikiatrike të vendit. Jatagani tregon se qendra komunitare që është hapur në Korçë funksionon vetëm për rastet e terapive ditore të pacientëve të sëmurë, të cilët i nënshtrohen edhe trajtimit të parë mjekësor dhe konsultimeve me psikologë, mjekë dhe punonjës socialë.
Shumica e pacientëve me depresion, pas konsultimeve me mjekët specialistë, marrin mjekimet e rekomanduara në kushtet e shtëpisë. "Këtu përfshihen edhe këta persona të cilët kanë tentuar të paktën një herë vetëvrasjen. Ata nuk mbahen në spital, ose të izoluar, për sa kohë që nuk përcaktohen si të sëmurë rëndë dhe si agresivë. Kryesisht kjo kategori trajtohet me kura dhe medikamente nga ana e mjekëve përkatës. Por edhe pse mund të kenë kryer tentativa të mëparshme për vetëvrasje, nuk ekziston një rregull se duhet të mbahen në kushte spitalore, vetëm në rast se janë të sëmurë rëndë apo paraqesin agresivitet", ka thënë drejtori i spitalit civil të Korçës, Ilia Jatagani.
Qendra komunitare u hap në qytetin juglindor nisur nga rastet e shumta të personave që kanë probleme me shëndetin mendor dhe me bazë nervore. Por duket se, nga personat të cilët i drejtohen kësaj qendre rehabilitimi për terapi ditore, janë persona që shfaqin për momentin probleme dhe detyrohen të kontaktojnë me mjekë dhe psikologë.
Lista
Disa nga viktimat e muajit maj
Rubie Çelo, 20 vjeçe, nga fshati Buzahishtë i Pogradecit, u helmua me pesticide
Shkaku: depresioni
D.G., 15 vjeçe, nga fshati Pojan i Korçës, u helmua me pesticide
Shkaku: sherr në familje
Jolanda Topi, 22 vjeçe, nga fshati Vidohovë i Devollit, u vetëvar Shkaku: depresioni
Ardian Hoxhallari, 38 vjeç, nga fshati Vloçisht i Korçës, u var në litar
Shkaku: depresioni
Qazim Bame, 55 vjeç, nga fshati Mborje i Korçës, u vetëvar në litar pas tri tentativave
Shkaku: depresioni
Ervis Josifi, 23 vjeç, nga qyteti i Pogradecit, u vetëvar në litar
Shkaku: depresioni
Gerond Dushku, 20 vjeç, nga fshati Podgorie i Korçës, u vetëvar në litar
Shkaku: ekonomia
Nexhmie Myrte, 27 vjeçe, nga fshati Braçanj i Devollit, u vetëvra me çifte pas një tentative me vetëhelmim
Shkaku: depresioni
Shpëtim Xhukellari, 23 vjeç, nga fshati Vërdovë i Pogradecit, tentoi vetëvarjen në burg
Shkaku: depresioni
Spartak Kodra, 27 vjeç, nga Pogradeci, u var në litar pas disa tentativash