E Diel, 1 Nëntor 2026

Banda e Mirditës, Shtyhet seanca, mbrojtësit mungojnë disa herë radhazi



Seanca e radhës në procesin për bandën e Mirditës nuk u zhvillua dje ashtu siç pritej. Shkak për të tretën herë radhazi janë bërë sërish avokatët e të pandehurve. Ata, pavarësish se kishin dijeni për ditën dhe orën, sërish nuk janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Procesi është drejt përfundimit, tanimë kanë mbetur vetëm konkluzionet e avokatëve dhe më pas pritet vendimi i Gjykatës. Mirëpo mungesa e avokatëve duket se po mban peng vazhdimësinë e procesit duke mos arritur dot në fazën finale. Prokurori kërkoi disa seanca më parë ndëshkime të ashpra për të pandehurit, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale.

Sqarim
Redaksia e gazetës “Albania” i kërkon ndjesë zotit Ylli Dylgjeri për përmendjen e emrit të tij në shkrimin me titull “Ylli Dylgjeri: Mediu ka qenë në dijeni të parregullsive për Gërdecin”. Ky shkrim u botua në numrin e djeshëm të gazetës. Gazeta sqaron se kjo dëshmi është dhënë nga ushtaraku me detyrë, ish-drejtori i Logjistikës në Komandën e Forcave të Bashkuara, Ylber Dogjani dhe jo nga zoti Ylli Dylgjeri. Përmendja e emrit të zotit Ylli Dylgjeri ka ardhur si shkak i një gabimi njerëzor, dhe jo si pasojë e një gabimi të qëllimshëm. Redaksia i kërkon ndjesë zotit Dylgjeri, që njihet si person mediatik, publik dhe politik. Gazeta mori masa administrative për incidentin në fjalë.
Kryeredaktori

14 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›