E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Niklës, Apeli 17 vjet burg Petrit Lleshit

 

TIRANE - Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ndryshon masën e dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë për Petrit Lleshin, një prej personave të akuzuar si anëtarë të "bandës së Niklës". Një verdikt i kësaj gjykate dhënë pak ditë më parë, ka lënë në fuqi vendimin me 17 vjet heqje lirie të dhënë nga Shkalla për Krimet e Rënda në shkurt të vitit 2008. Në përfundim të gjykimit gjykata e parë vendosi një total prej 82 vjetësh për të pandehurit. Një ndër provat kyçe të prokurorisë në procesin gjyqësor në këtë shkallë për të 7 personat e akuzuar si anëtarë të "bandës së Niklës" ishte një CD e gjetur në banesën e njërit prej të tyre, ku ishin shkruar krimet e kryera nga banda. Sipas kërkesës për gjykim të Prokurorisë, episodet për të cilat akuzohen anëtarët e bandës janë: "vrasje me paramendim e mbetur në tentativë"; "rrëmbim dhe mbajtje peng", "grabitje me dhunë"; "vjedhje me dhunë", "grabitje me armë", "grabitje me dhunë në dëm të kambistëve Ramiz e Avni Gjuta", "grabitjen me armë të punëtorëve të firmës 'Filanto'", "vjedhje në dëm të shtetasit Hektor Bega" dhe "gjobëvënie në dëm të shtetasit Petrit Metohu", ngjarje të ndodhura në vitin 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›