E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 48-vjeçari, merret gjaku te gruaja e autorit

• Dy viktima janë shënuar në fshatin Trush të Shkodrës pasditen e djeshme.SHKODERNjë banor ekzekutoi fqinjin dhe brenda 10 minutash të afërmit e tij qëlluan në shenjë gjakmarrje të shoqen e autorit. Policia ka mundur të arrestojë një prej autorëve, Lazër Rrethi, ndërsa ka angazhuar dhjetëra forca për ndalimin e tjetrit dhe për të mbajtur larg hakmarrjes masive anëtarët e dy familjeve që jetojnë vetëm 100 metra larg. Krimi i dyfishtëOra shënonte 17:30 kur krismat e një arme zjarri lanë të vdekur në fshatin Trush, 18 km larg Shkodrës 48-vjeçarin Nikoll Marlocaj. Ai dyshohet se është qëlluar nga Lazër Rrethi, në rrugën e fshatit që ndante dy shtëpitë e tyre që ishin vetëm 100 metër larg njëra-tjetrës. Për policinë, autorësinë e krimit e ka provuar krimi që ndodhi menjëherë më vonë. Ndërsa Rrethi është larguar bashkë me armën automatike përgjatë fushave të Trushit, familjarët e viktimës kanë dalë me shpejtësi dhe e kanë parë atë të shtrirë përtokë dhe pa jetë, të mbuluar në një pellg gjaku. Menjëherë, një nga të afërmit e Marlocajt është futur me shpejtësi në banesë, ka marrë një pistoletë dhe ka dalë sërish jashtë. Në këtë moment ka parë gruan e Lazër Rrethit, Luçen, që po hynte në shtëpi dhe e ka qëlluar atë për vdekje disa herë, duke shënuar kështu marrjen e gjakut për njeriun e tij.PoliciaMe të marrë njoftimin për ngjarjen e ndodhur në Trush forca të shumta policie janë nisur me shpejtësi drejt fshatit. Pasi kanë parë me sytë e tyre dy kufomat fare pranë shtëpive të tyre, si dhe grumbuj njerëzish të tensionuar nga të dy familjet, menjëherë për atje janë nisur përforcime dhe forca të FNSH-së. Në rrugë operative është mësuar pak a shumë kronologjia e vrasjeve. Por, ndërsa krimi i dytë justifikohej për gjakmarrje nuk dihej pse i dyshuari Lazër Rrethi i mori jetën fqinjit 48-vjeçar. Një pjesë e uniformave blu kanë filluar të krehin të tërë zonën e Trushit në një diametër prej 5 km, duke ecur nëpër baltën e tokave bujqësore për të gjetur e kapur të dyshuarin kryesor të vrasjes së parë. Vetëm pas 1 ore nga ngjarja, forcat e policisë kanë arritur që ta kapin atë të fshehur rrëzë kodrave të zonës së Bushatit. Pas arrestimit të tij, policia ka shoqëruar edhe një numër prej rreth 30 personash që mendohet se kanë dijeni për vrasjet, pasi për krimin e dytë nuk dihet ende ekzekutori. MotivetNë lidhje me motivet e kësaj vrasjeje të dyfishtë, policia e Shkodrës po heton në disa pista por pa arritur që të saktësojë ndonjë si më të mundshmen. Paraprakisht ata kanë ngritur disa pista hetimi që mendohet se kanë të bëjnë me vrasjen e  Marlocajt, pasi vrasja e dytë, ajo e Luçe Rrethit është përcaktuar për momentin si vrasje për gjakmarrje nga të afërmit e viktimës. Nga disa dëshmi të bashkëfshatarëve të tyre mësohet se pak ditë më parë mes viktimës Nikoll Marlocaj dhe Lazër Rrethit ka pasur një grindje në qytetin e Shkodrës, në afërsi të stacionit të Trenit. Nisur nga fakti se të dyja shtëpitë janë fare pranë njëra-tjetrës dyshimet e para bien mbi ndonjë konflikt të mundshëm për motive pronësie. Por gjithsesi burime nga komisariati i policisë së Shkodrës pohojnë se po hetojnë në lidhje edhe me ndonjë motiv tjetër, por janë në kërkim të provave. Pritet që dëshmia e të arrestuarit të parë dhe të grupit të të shoqëruarve të zbardhë hetimet.   2 viktimanjë burrë dhe një grua janë ekzekutuar me armë zjarri brenda 10 minutash në fshatin Trush të Shkodrës mbrëmjen e djeshme, të dy banorë të së njëjtës zonë 1 personështë arrestuar për vrasjen e parë, ndërsa 30 të tjerë janë shoqëruar nga policia e Shkodrës, të dyshuar për ekzekutimete ndodhura në të njëjtën lagje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›