Fier, rrihet në spital mjeku kirurg
• FIER – Një mjek kirurg në spitalin e Fierit denoncon të afërmin e një pacienti se e ka dhunuar për shkak të detyrës.Policia e qytetit ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë arrestimin në flagrancë të Eduard Kolës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pas një debati mes Kolës dhe mjekut kirurg, Leon Shpataraku, e cila ka përfunduar në konfrontimin fizik mes tyre. Vetë mjeku ka deklaruar se, në momentin që Kola e ka goditur ishte në krye të detyrës. Nga hetimet e policisë rezulton se debatet mes Shpatarakut dhe Kolës kanë nisur në katin e parë të spitalit, ku ndodhet urgjenca, pasi qytetari ka shprehur ankesë ndaj ndihmës mjekësore të dhënë prej mjekut për një njeriun e tij. Policia vendosi masën e arrestit ndaj Kolës, me akuzën e rrahjes për shkak të detyrës, ndërsa si dëshmitarë kanë qenë personeli mjekësor dhe disa pacientë. m.r