E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtroi me vizat kanadeze, kapet i denuari me 3 vjet burg

Tirane-Nje person qe kishte mashtruar nje qytetar se do t'i nxirrte vize kanadeze dhe ne kembim i kishte marre nje shume parash, eshte arrestuar dje nga policia. Rexhep Maliaj 45 vjec, nga Tropoja dhe banues ne Tirane, ishte denuar nga gjykata me 3 vjet burg per vjedhje me ane te mashtrimit. Arrestimi i tij, u be nga seksioni Kunder Krimit Ekonomik- Financiar ne Policine e Tiranes. Ndaj tij, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka leshuar urdher arrestin pasi me date 19 maj te vitit 2008, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane e ka denuar me 1 vit e 6 muaj burg, duke e akuzuar per vepren penale te "mashtrimit". Ne zbatim te nenit 56 te Kodit Penal, Gjykata bashkon denimin e ri prej 1 vit e 6 muaj me denimin e meparshem prej 3 vitesh burgim, dhene ne ngarkim te ketij personi me vendim te dates 9 tetor 2006 te Gjykates se Apelit, nje denim te vetem prej 3 vjet e 6 muaj burg. Sipas dosjes penale, shtetasi Shpetim Rexhep Balilaj i denuar me pare per "vjedhje me ane te mashtrimit", eshte denoncuar ne polici perseri per "vjedhjen me ane te mashtrimit", ku dyshohet se i ka marre nje shtetasi shumen e parave prej 380 mije lekesh, si dhe dy pasaporta, duke iu premtuar se do t'u nxirrte vize udhetimi per ne Kanada.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›