E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentonte Italine si gjerman, pranga ne port kosovarit

Durres- Tentonte Italine me dokumente te falsifikuara gjermane, kapet ne port kosovari. Burime zyrtare te Policise se Durresit, bene me dije se u ndalua ne flagrance Kastriot Krasniqi 21 vjec, banues ne fshatin Smallushe, komuna e Lipjanit ne Kosove. I dyshuari eshte kapur nga kontrolloret e portit, teksa perpiqej te udhetonte ne menyre te kundraligjshme per ne Itali, me nje nga tragetet e linjes Durres-Bari. Gjate kontrollit atij i eshte gjetur edhe nje leje qendrimi gjermane, ne emer te tij, e cila dyshohet te jete e falsifikuar. Ndaj Krasniqit eshte ngritur akuza e "falsifikimit te dokumenteve" dhe "tentatives per emigrim te paligjshem".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›