Banda e trafikantëve të kurdëve me 50 anëtarë
02/06/2005 Dy prej turqve të arrestuar kanë biseduar në telefon, se po të zbuloheshin do të arrestoheshin të pesëdhjetë
Përgjimet telefonike të kryera nga drejtësia shqiptare në bashkëpunim me atë turke, kanë nxjerrë në dritë dyshimet se grupi i trafikantëve të klandestinëve kurdë, është i përbërë nga 50 vetë. Kanë qenë bisedat telefonike mes turqve, që kanë zbardhur këtë të re mbi grupin e trafikantëve me baza të forta në disa vende. Policia dhe Prokuroria kanë siguruar bisedën mes dy prej tyre, kur një turk ka pohuar se, nëse do të zbuloheshin, do të arrestoheshin të pesëdhjetë. Ky fakt ka nisur hetime intensive për identifikimin e gjithë anëtarëve të kësaj bande, që trafikonte klandestinë kurdë, nga Turqia në Shqipëri, Kosovë, Slloveni me destinacion Italinë. Dyshohet se pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal të jenë turq dhe fare pak shqiptarë e maqedonas.
Përgjimi
Ka qenë një bisedë telefonike mes trafikantëve turqë, që ka nxjerrë në dritë faktin se grupi i goditur disa ditë më parë, përbëhet nga 50 anëtarë, nga të cilët nën pranga kanë rënë vetëm katër. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se po punohet për identifikimin e anëtarëve të tjerë të kësaj bande. Sipas burimeve, dy prej turqve të arrestuar kanë biseduar me njëri-tjetrin në telefon se po të zbuloheshin do të arrestoheshin të gjithë sa ishin, 50 vetë. Kjo bisedë është siguruar në cilësinë e provës materiale, thonë burimet. Ndërkaq, informacioni i është përcjellë Prokurorisë turke për zbulimin e anëtarëve të tjerë të bandës. Nga hetimi është zbuluar se në Kosovë ka qenë një tjetër turk, që menaxhonte trafikun e kurdëve që transportoheshin nga Tirana. Pasi mbërrinin në Kosovë, turku, gjeneralitetet e të cilit ende nuk janë identifikuar, kujdesej t’i niste për në Slloveni e më pas drejt Italisë.
Trafiku
Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, kanë pohuar se bëhet fjalë për një linjë të strukturuar të trafikut të klandestinëve nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Mësohet se ata mblidheshin në Stamboll dhe prej aeroportit të këtij qyteti udhëtonin drejt Tiranës, me linjën ajrore “Turkish Airlines”. Ndërsa më pas, klandestinët strehoheshin prej trafikantëve për disa ditë ose javë në Tiranë. Ndërkaq i kalonin ilegalisht në rrugë tokësore drejt Kosovës, me destinacion Slloveninë. Ka qenë një prej shqiptarëve të arrestuar, Hysni Mali, ai i cili i transportonte kurdët deri në Kukës, kundrejt 80 eurove për secilin. Ndërsa në Kosovë ka qenë një tjetër turk, i cili i priste kurdët që mbërrinin nga Shqipëria dhe i trafikonte drejt Sllovenisë. Po në rrugë tokësore, kurdët trafikoheshin më pas drejt Sllovenisë, për të mbërritur në Itali. Çdo kurd i trafikuar duhej të parapaguante një shumë prej 3 mijë eurosh për të mbërritur në Evropë. Policia shqiptare arrestoi tre organizatorë të trafikut, Ali Ademin, shtetas maqedonas dhe Yasin Ozel e Ayhan Dogan, shtetas turq. Bashkë me ta u arrestuan edhe Hysni Mali e Tafil Selfo, i cili u lirua pasi kishte licensë të rregullt hoteli për apartamentin ku strehoheshin gjashtë klandestinët kurdë. Policia ka sekuestruar edhe 1750 euro, që dyshohet se do t’i jepeshin punonjësit të pikës kufitare në Rinas, me qëllim korruptimin e tij. E.Hoxha
Një agjent i infiltruar zbuloi rrugën e dytë
Policisë shqiptare dhe asaj turke u është dashur një agjent i infiltruar për të arritur dokumentimin e linjës së trafikut. Për të parë nëse të arrestuarit ishin apo jo anëtarë të një bande të strukturuar, ka qenë e nevojshme provimi i të paktën dy tentativave të trafikut të klandestinëve. Ndonëse policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda i kanë pasur në dorë trafikantët, është dashur të provohet nëse bëhej fjalë për një trafik me vazhdimësi të gjatë kohe, apo se ishte një tentativë e vetme. Për këtë shkak është iniciuar nga vetë policitë e këtyre vendeve kontakti me trafikantët me anë të një agjenti të infiltruar, të cilët kanë tentuar të kryejnë edhe një rrugë tjetër me klandestinë. Në këtë moment, duke patur në dorë të gjitha provat e mundshme materiale, përgjimet e bisedave telefonike etj., policia ka ndërhyrë duke i arrestuar katër trafikantët e qenieve njerëzore. Kështu, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka provuar se katër të arrestuarit ishin organizatorë të një linje të trafikut ndërkombëtar të qenieve njerëzore, pasi kryen dy rrugë me nga tre klandestinë kurdë.