E Hënë, 2 Nëntor 2026

Interpoli ekstradon nga Belgjika tutorin e 3 prostitutave

02/06/2005  TIRANË- Ekstradohet nga Belgjika në Tiranë, 34-vjeçari që u arrestua ditën kur u dha lajmi se ishte vënë në pranga Orik Shyti. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se dje, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Brukseli, Belgjikë, për në Shqipëri i shtetasit Afron Vrusho, i datëlindjes 20.01.1971, lindur e banues në Ura Vajgurore, Berat. Ky shtetas, sipas burimeve zyrtare, ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Berat, më datë 10.12.2002 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”. Vrusho, nëpërmjet mashtrimit, duke i premtuar për martesë, ka detyruar më pas në Itali, një shtetase të ushtrojë prostitucion. Arrestimi i tij është kryer në Belgjikë për arsye ekstradimi pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vuajtjen e dënimit në vendin tonë. Ndërkohë që lajmi për arrestimin e Orik Shytit dhe dy shqiptarëve të tjerë qarkulloi me shpejtësi në të gjithë shtypin shqiptar, autoritetet belge nuk kanë konfirmuar arrestimin e Orik Shytit dhe as dy shqiptarëve të tjerë. Burime zyrtare nga policia federale e Belgjikës kanë thënë se nuk ka asnjë person me këtë emër të regjistruar në ditën e djeshme. Ata kanë thënë që i vetmi emër shqiptari i dënuar më 29 tetor, ka të bëjë me Afrim Vlashin, me pseudonim Afron Vrusho, me dënim 7 vjet burg, dhe 123.948 euro, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni nga viti 2001 deri në 2003-shin për tri femra, ndër të cilat njëra është minorene.

M.Mullai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›