Banda greko-shqiptare grabiti 2 milionë euro
11/06/2005 Vidhnin bizhuteri, pajisje elektronike dhe makina luksoze
Një bandë greko-shqiptare e grabitjes së makinave dhe banesave ka rënë në pranga dje në Greqi. Gangsterët akuzohen për vjedhjen e 2 milionë eurove në vlerë të veturave luksoze dhe pajisjeve të ndryshme nga vilat e Atikës, kanë rënë në rrjetën e policisë pas disa operacioneve të kombinuara në Pire dhe Trikalla, të cilat kanë çuar në arrestimin e 8 shqiptarëve dje.
Operacioni
Kanë qenë 7 burra dhe një grua që vepronin në dy grupe, tha shefi i departamentit të hetimit kriminal në Atika, Stefanos Skotis, dhe janë përgjegjës për të paktën 26 thyerje me vjedhje të ndryshme. Ata kanë grabitur bixhuteri, pajisje elektronike dhe 12 vetura. Makinat janë shitur në Greqi, të tjera janë trafikuar në Shqipëri, ndërsa një grup tjetër është përdorur për transportin e emigrantëve ilegalë, tha Skotis. Tre anëtërë të bandës u arrestuan në fillim të javës, pasi po përdornin dy makina të vjedhura për trafikimin e 22 emigrantëve. Ata pritet të marrin një dënim prej dhjetë vitesh burg si dhe një gjobë prej 23.000 euro secilit.
Sekuestrimet
Përgjatë operacionit në Pire dhe Trikalla, i cili u krye nga oficerë të policisë dhe roje të kufirit, u konfiskuan gjithashtu një armë, eksploziv dhe një sasi e vogël kokaine. Skotis tha se, policia është në kërkim edhe të një greku dhe katër shqiptarëve të tjerë, që kanë lidhje me këtë bandë.