KQZ ndan 24 milionë lekë për fushatën e partive

11/06/2005 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje shpërndajen e 40 për qind të fondeve të akorduara për subjektet politike për zgjedhjet e 3 korrikut. Nga shuma prej 24 000 000 lekë do të përfitojnë 16 parti dhe dy kandidatët, Shpëtim Rroqi dhe Maksim Begeja. Me 7 vota pro dhe asnjë kundër KQZ-ja ka shpërndarë këtë fond, duke ju bashkangjitur 50 për qind të fondit të shpërndarë rreth një muaj më parë. Ndërkohë që 10 për qind e fondit të mbetur do të shpërndahet për subjektet në momentin kur të mbyllet regjistrimi në KQZ-së të të gjitha partive që do të marrin pjesë në zgjedhje. Lidhur me shumat debitore që shumë subjekte politike kanë ndaj KQZ-së nga zgjedhjet e vitit 2003 dhe 2001, ato do t'u mbahen nga Ministria e Financave në momentin që këto subjekte do të shkojnë të tërheqin fondet për zgjedhjet e 3 korrikut. Borxhi do t'u rishpërndahet partive që kanë fituar më shumë se 2.5 për qind të votave. Gjithashtu, KQZ vendosi dje që policia të shoqërojë kutitë e votimit brenda në makinë së bashku me anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit. Gjithashtu dje Kolegji Zgjedhor ka kthyer dy vendime të KQZ për regjistrimin e koalicionit të Partisë Uniteti Kombëtar për zgjedhjet parlamentare.
Partia Socialiste 11.3 milionë
Partia Demokratike 5.8 milionë
Lëvizja Socialiste për Integrim 1.5 milionë
Partia Demokrate e re 0.8 milionë
Partia Socialdemokrate 0.5 milionë
Partia Republikane 0.5 milionë
Partia Socialiste 11.3 milionë
Partia Demokratike 5.8 milionë
Lëvizja Socialiste për Integrim 1.5 milionë
Partia Demokrate e re 0.8 milionë
Partia Socialdemokrate 0.5 milionë
Partia Republikane 0.5 milionë