Mediu: Dashamir Shehi ka bashkëpunuar me Nanon për akuzat ndaj meje

11/06/2005 Kryetari i PR-së hedh poshtë akuzat e LZHK për implikim në trafik
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka paraqitur dje një vendim të gjykatës italiane, e cila, sipas tij, rrëzon poshtë akuzat e bëra një ditë më parë nga drejtuesi i fushatës së LZHK-së për implikim të kryerepublikanit në trafikun njerëzor. Sipas Mediut, akuzat e Shehit janë shpifje të inskenuara prej tij dhe Kryeministrit Nano. "Jam këtu për të sqaruar opinionin publik, lidhur me një përpjekje të Dashamir Shehit në bashkëpunim me Fatos Nanon, për të sajuar akuza ndaj meje personalisht, lidhur me një proces gjyqësor të Drejtësisë italiane. Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet se: Gjykata anulon pa kthim vendimin përballë zotit Fatmir Mediu sepse faktet nuk qëndrojnë”, duke arsyetuar se ndërhyrja pranë autoriteteve italiane ka qenë normale dhe pa asnjë lloj pasoje apo qëllimi për parandalimin e veprimit të autoriteteve italiane“, tha Mediu. Konflikti mes Mediut dhe Shehit lindi një ditë më parë, kur gjatë një debati drejtuesi i LZHK hodhi akuza të rënda ndaj kryetarit të PR-së, i cili, sipas tij, është dënuar nga gjykata italiane me tre vjet burg dhe ndalimin e kryerjes së detyrave apo funksioneve shtetërore me një afat prej 5 vjetësh, pasi ka ndërhyrë pranë policisë së Milanos, për të liruar një person, i cili, sipas Shehit, kërkohej nga drejtësia italiane për trafik të qenieve njerëzore. Ndërkohë, ndaj akuzave të Mediut ka reaguar dhe zëdhënësi i fushatës së PS-së, Blendi Klosi, i cili është shprehur se Mediu duhet të përgjigjet para drejtësisë italiane për aktin e kryer. "Ne nuk dimë vërtetësinë e fakteve dhe akuzave të ngritura kundër tij, pasi kjo është një çështje, me të cilën po merren organet e drejtësisë dhe mediat po ashtu, megjithatë është për t'u theksuar fakti i përsëritur që opozita shqiptare dhe zoti Mediu po ashtu, në vend që t'u përgjigjen akuzave të ngritura, përpiqen të shmangin vëmendjen e oponionit publik, duke sulmuar Kryeministritn dhe PS-në“, tha Klosi.