"Banda", zbulohen edhe 4 grabitje në Tiranë
TIRANE - Zbulohen dhe katër vjedhje të tjera dhe dy bashkëpunëtorë të hajdutëve që grabitën Drejtorinë e Ujësjellësit.
Policia e Tiranës tha se, ka zbuluar nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve edhe katër vjedhje të kryera nga ky grup. Sipas policisë, Gentian Kalo, Fatjon Lasku dhe Marjus Serjani, janë autorë të vjedhjes së një lokali në bllok, dy pikave të basteve sportive dhe një pikë të riparimit të automjeteve. Hetimet e kryera nga seksioni përkatës, kanë zbuluar se pjesëtarë të këtij grupi, janë edhe Altin Myslimi, 36 vjeç dhe Dalip Hodo, 42 vjeç të dy banues në Tiranë. Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, pasi ishin zbuluar prej hetuesve se ishin autorë të vjedhjes së paku 4 lokaleve në Tiranë. Vjedhjet sipas burimeve të policisë janë kryer me thyerje nga personat, të cilët kanë marrë në objektet e dëmtuara kryesisht vlera monetare dhe sende me vlerë. Gentian Kalo, Fatjon Lasku, dhe Marjus Serjani, u kapën nga policia pasi kishin vjedhur arkën e Drejtorisë së Ujësjellësit, ku kishin marrë rreth 3.7 milionë lekë të vjetra. Ata u kapën pranë maternitetit të ri, ndërsa po ndanin paratë mes tyre që sapo i kishin vjedhur. d.b