E Diel, 1 Nëntor 2026

Bandat e Durrësit, irritohen avokatët

Procesi

Seanca e djeshme gjyqësore ndaj anëtarëve të organizatave kriminale të Durrësit ka dështuar si pasojë e mungesës së disa avokatëve mbrojtës, të cilët janë ankuar se gjykata i ka “spiunuar” te Ministria e Drejtësisë në mënyrë të padrejtë. Në shenjë rebelimi disa prej tyre kanë munguar, ndërsa avokatët e pranishëm i kanë kërkuar shpjegime Kolegjit Penal për arsyen përse ka rekomanduar që të merren masa ndaj tyre. Ndërkohë, përgjigjja e gjykatës ka qenë se ata nuk kanë rekomanduar masa ndëshkuese, por ka qenë një kontroll i Drejtorisë së Inspektimit në ministri e cila ka gjetur shkelje tek avokatët. Disa kohë më parë, Ministria e Drejtësisë tha se do të kontrollojë të gjitha gjyqet e rëndësishme në Shqipëri, duke parë edhe shtyrjen e tyre në mënyrë të qëllimshme nga avokatët.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›