E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet me fyt të prerë, dyshohet vrasja

Sarandë

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në rrethana të paqarta dje në Ksamil. Burime nga Policia e Sarandës që kanë shkuar në vendngjarje thanë se 62-vjeçari Haxhi Oruçi me origjinë nga Tepelena dhe banor prej disa vitesh në Ksamil ka qenë duke prerë hekura me troko në banesën e vet dhe dyshohet se shkëputja e diskut prej boshtit të pajisjes metalprerëse ka përfunduar në qafën e tij dhe i ka shkaktuar prerjen e njërës prej arterieve. Ngjarja ka ndodhur në orën 08.00 të mëngjesit. Ndërkohë, nga banorë të Ksamilit është hedhur dyshimi se vrasja nuk është aksidentale, por mund të bëhet fjalë për një krim të kryer nga djali i viktimës, i cili vuan prej rregullimeve psikike. Bashkëmoshatarët e djalit të Haxhi Oruçit thanë madje se ai kishte pohuar mes shokësh disa ditë më parë se "nuk e duroj dot atë babanë, do ta vras". Megjithëkëtë kjo e dhënë nuk konfirmohet nga burime zyrtare.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›