E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për punën, plagos kunatin me thikë

Durrës

Thikë burrit të motrës. Afër mesnatës mes së mërkurës dhe së enjtes, një 43-vjeçar me banim në plazhin e Durrësit ka mbërritur me plagë të rënda thike në spitalin e qytetit. Me të marrë njoftimin për ngjarjen, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e saj dhe kanë shpallur në kërkim të dyshuarin si autor, 35-vjeçarin Gjokë Dardha, lindur e banues në Shkodër. Policia njoftoi se Dardha, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin A.K., vëllain e gruas së tij, i cili banon në lagjen 13 të Durrësit. 43-vjeçarit i janë shkaktuar plagë të rënda në trup. Ndërkaq, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se sherri Dardha ishte punësuar nga kunati i vet dhe pretendimi i tij për ta dërguar në punë dhe marrë prej saj me makinë rezulton nga dëshmitë e para të ketë qenë shkaku i sherrit që përfundoi me një të plagosur rëndë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›