E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset furgoni me veturën, plagosen tre

Krujë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur të mërkurën në rrugën Fushë-Krujë - Mamurras, ku pas një përplasjeje “kokë më kokë” të një furgoni pasagjerësh me një veturë tre persona janë plagosur rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.30, në afërsi të fshatit Bushnesh të Krujës, ku një furgon me targa MT2639A ka dalë në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me veturën me targa KR6932A me drejtues shtetasin P.Gj., 48 vjeç nga fshati Derven i Krujës, i cii lëvizte në drejtim të Fushë-Krujës. Si pasojë e kësaj përplasjeje janë dëmtuar tre persona, të gjithë nga Burreli. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit u shoqërua në polici drejtuesi i furgonit, ndaj të cilit policia ngriti akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit, ndërsa prokuroria vendosi ndjekjen penale në gjendje të lirë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›