Dëshmia e Selmanit, debate avokatë-prokurori
Në seancën e djeshme gjyqësore ndaj bandës së Lushnjës dëshmoi Gramoz Selmani, i cili hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Aldo Bares për vrasje. Pas dëshmisë, palët në proces janë përplasur me njëra-tjetrën. Avokatët kanë ngritur zërin se gjykata nuk duhet ta pranojë këtë dëshmi, pasi ky person ka qenë i pandehur për një vrasje të ndodhur në Lushnjë disa kohë më parë. Debate ka pasur në sallë edhe për mënyrën se si ky person hyri në Shqipëri, kur në fakt dokumentacioni tregon se ai ndodhet jashtë vendit. Avokatët kërkuan sqarim për statusin e tij, pasi ai dyshohet të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Ndërsa gjykata e cilësoi ardhjen e tij në gjyq konform rregullave dhe iu drejtua avokatëve që faktet kundër Selmanit t’i çojnë në prokurori. Ndërkohë, familja e dëshmitarit është përndjekur nga banda.
#