Bandë grash në trafik vizash gjermane
13/11/2004 Inspektorët e SAEF-it në Drejtorinë e Policisë së Tiranës arritën të zbulojnë një rrjet trafikantësh që merreshin me falsifikimin e vizave gjermave. 4 prej 8 personave të arrestuar janë gra, por nga aktiviteti nuk mbeten më prapa bashkëpunëtorë të tyre. Jurgen Shkurti, Ejup Lahi, A.H., Eduart Hamzaj, Teuta Topallaj, Lindita Hamzai, Valentina Baballari dhe Sifika Balca ushtronin prej shumë kohësh aktivitetin e tyre në rrugën e "Kavajës". Lidhjet në ambasadën gjermane dyshohet se i kryente një punonjëse e legatës, që është larguar prej pak kohësh nga vendi i punës.
Aktiviteti
Megjithë bujën e madhe të skandalit të vizave gjermane, duket se trafikantët shqiptarë të vizave nuk ishin cënuar aspak. Puna e tyre vijonte si më parë, pa kokëçarje, anipse dhe lidhjet e tyre në legatën e huaj ishin shkëputur. Burime nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se, zbulimi i rrjetit të falsifikatorëve ishte frut i një pune disamujore. "Kishim informacione se grupi prej 8 personash i kishte rezistuar të gjithë ndryshimeve të mundshme të personelit të ambasadës gjermane. Ndonëse nuk dimë se me kë kishin konkretisht lidhje të arrestuarit, arritëm të zbulojmë se kontaktet e tyre i kishte mundësuar një ish-punonjëse e përfaqësisë", saktësojnë burimet. Sipas tyre, rrjeti ishte i mirorganizuar dhe dyshohet se kishte disa vjet që funksiononte. Zbulimi dhe kapja në flagrancë do të qe e pamundur pa kapjen e tyre në kushtet e flagrancës.
Gracka
Për agjentët e antikrimit ekonomiko-financiar, nuk qe aspak e vështirë të hynin në kontakt me trafikantët. Mjafton që të kërkoje në një nga lokalet pranë rrugës së ambasadave një person që mund të gjente një vizë gjermane dhe, gjithçka ishte në rregull. Për të mos mjaftuar me kaq, një pjesë e rrjetit kryente dhe rolin e sekserit me të njohurit apo me të afërmit. Agjentët u prezantuan si klientë të zakonshëm, duke dorëzuar në dorë të falsifikatorëve shumat që kërkonin në këmbim të vizës. Plot 3000 euro ishte përcaktuar shifra me të cilën mund të realizoje ëndrrën gjermane. Por, surpriza e vërtetë e bluve ishte përballja me personin që do t'u jepte në dorë vizat. Ishte femër, por siç u vërtetua më pas, nuk ishte e vetmja në rrjet. Prangat e akullta në kyçe bindën gruan se kësaj radhe kishte rënë në kurthin e policisë. Pak minuta më pas, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, e pa veten pranë bashkëpunëtorëve të saj të vjetër. Dëshmitë e tyre, dhënë për specialistët e SAEF-it, konfirmuan faktin se lidhjet në legatën gjermane i kishte krijuar një ish-punonjësve e ambasadës, që ishte larguar më pas nga ajo punë. Por vijojnë hetimet për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet.
Emrat
Jurgen Shkurti
Ejup Lahi
Sofika Balca
Eduart Hamzai
Lindita Hamzaj
A.H.
Valentina Baballari
Teuta Topallaj
Vell, në Shqipëri për vizat
Në fundin e muajit prill u gjet i vdekur në banesën e tij sekretari politik i ambasadës gjermane në Tiranë. Vill Vell u zbulua pas një mungese 3-ditore. Burime të rezervuara thanë asokohe se, 60-vjeçari kishte ardhur në vendin tonë për të hetuar lidhur me skandalin e vizave gjermane. Dyshimet që konsistonin në disa krerë të legatës së Berlinit, duhet të vërtetoheshin nga Vell. Ekspertiza konkludoi se i huaji kishte vdekur nga konsumi i tepërt i alkoolit.